Indikatorët kryesorë në nëntë mujorin e vitit 2023 tregojnë vazhdimin e rimëkëmbjes dhe zhvillimit ekonomik me cilësi të lartë të Kinës
Në nëntëmujorin e vitit 2023 ekonomia kombëtare e Kinës u zgjerua me rritme të larta dhe të qëndrueshme në të gjitha sektorët.
Nga Prof. Dr. Petraq Milo
Në nëntë mujorin e vitit 2023 ekonomia kombëtare e Kinës u zgjerua me rritme të larta dhe të qëndrueshme në të gjitha sektorët. Zgjerimi i kërkesës së brendshme ka dhënë kontributin kryesor në rritjen ekonomike në nëntë mujorin e vitit 2023. Ndikimi kryesor ka buruar nga rritja e konsumit të popullatës, pasuar nga rritja e investimeve. Eksportet neto kanë dhënë një kontribut relativisht pozitiv në rritjen ekonomike. Ecuria e eksporteve neto është përcaktuar kryesisht nga rritja positive e eksporteve dhe ulja e importeve. Indeksi i inflacionit tregoi një rritje të lehtë në 0.4 përqind në tre tremujorët e parë të vitit 2023. Rritja e lartë ekonomike ka treguar që është gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në rritjen e të ardhurave reale dhe uljen e papunësisë në nivel kombëtar. Zyra Kombëtare e Statistikave sipas të dhënave paraprake vlerëson se Produkti i Brendshëm Bruto në nëntë mujorin e vitit 2023 ka arritur në 91,302.7 miliardë juanë, me një rritje reale në 5.2 përqind. Sipas industrive, vlera e shtuar e industrisë parësore arriti në 5,637.4 miliardë juanë, ose një rritje me 4.0 përqind, e industrisë sekondare arriti në 35.365.9 miliardë juanë, me një rritje në 4.4 përqind, dhe ajo e industrisë terciare arriti në 50,299.3 miliardë juanë, me një rritje në 6.0 përqind.
CFP
Prodhimi bujqësor tregoi një rritje positive dhe prodhimi i blegtorisë u rrit në mënyrë të vazhdueshme. Në nëntë mujorin e vitit 2023, vlera e shtuar e bujqësisë u rrit me 3.6 përqind. Prodhimi i përgjithshëm i grurit të verës arriti në 146.13 milion ton, 0.9 përqind më i ulët se ai i vitit të kaluar. Ndërsa për orizin e hershëm prodhimi arriti në 28.34 milion ton, me një rritje në 0.8 përqind. Në tre tremujorët e parë, prodhimi i mishit të derrit, viçit, deleve dhe shpendëve ishte 69.74 milion ton, me një rritje në 3.9 përqind. Prodhimi i qumështit u rrit me 7.2 përqind dhe i vezëve u rrit me 2.1 përqind. Prodhimi industrial, përfshi prodhimin e paisjeve, ka treguar një rimëkëmbje të përshpejtuar. Në tre tremujorët e parë, vlera totale e shtuar e ndërmarrjeve industriale u rrit me 4.0 përqind. Sa i përket sektorëve, vlera e shtuar e minierave u rrit me 1.7 përqind, prodhimi i manifakturës u rrit me 4.4 përqind dhe prodhimi dhe furnizimi me energji elektrike, termike, gaz dhe ujë u rrit me 3.5 përqind. Vlera e shtuar e prodhimit të pajisjeve u rrit me 6.0 përqind. Prodhimi i paneleve diellore, paisjet e karikimit dhe automjeteve me energji elektrike u rritën përkatësisht me 63.2 përqind, 34.2 përqind dhe 26.7 përqind.
CFP
Sektori i shërbimit ka ruajtur ritmet e një rimëkëmbjeje të shpejtë. Në tre tremujorët e parë, vlera e shtuar e shërbimeve u rrit me 6.0 përqind. Vlera e shtuar e akomodimit dhe hotelerisë, transmetimit të informacionit, softuerëve dhe shërbimeve të teknologjisë së informacionit, qiradhënies dhe shërbimeve të biznesit, transportit, magazinimit dhe shërbimeve postare dhe ndërmjetësimit financiar u rrit përkatësisht me 14,4 përqind, 12,1 përqind, 9,5 përqind, 7,5 përqind dhe 7,0 përqind. Në tre tremujorët e parë konsumi tregoi një rritje të lartë. Shitjet totale me pakicë të mallrave të konsumit arritën në 34,210.7 miliardë juanë, ose një rritje prej 6.8 përqind nga viti në vit. Shitjet me pakicë të mallrave të konsumit në zonat urbane arritën në 29,641.0 miliardë juanë, me rritje prej 6.7 përqind, dhe ajo në zonat rurale arriti në 4.569.7 miliardë juanë, me një rritje prej 7.4 përqind.
Në tre tremujorët e parë, investimi në aktivet fikse arriti në 37,503.5 miliardë juanë, me një rritje në 6.0 përqind pas zbritjes së faktorëve të çmimeve. Në mënyrë të veçantë, investimi në infrastrukturë u rrit me 6.2 përqind, në prodhim e manifakturës u rrit me 6.2 përqind, dhe atë në zhvillimin e pasurive të patundshme me 9.1 përqind. Sipas industrisë, investimi në industrinë parësore u ul me 1.0 përqind, në industrinë sekondare u rrit me 9.0 përqind, dhe në industrinë terciare u rrit me 0.7 përqind. Në mënyrë të veçantë, investimi në prodhimin e teknologjisë së lartë dhe shërbimet e teknologjisë së lartë u rrit përkatësisht me 11.3 përqind dhe 11.8 përqind. Investimi në prodhimin e automjeteve elektrike dhe pajisjeve të hapësirës ajrore u rrit në 20.7 përqind dhe në prodhimin e pajisjeve mjekësore dhe instrumenteve matëse u rrit me 17.0 përqind. Për sa i përket shërbimeve të teknologjisë së lartë, investimi në shërbimet për transformimin e arritjeve shkencore dhe teknologjike u rrit në 38.8 përqind dhe në shërbime teknike profesionale u rrit me 29.6 përqind.
Në tre tremujorët e parë të vitit 2023 vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave ishte 30,802.1 miliardë juanë, ose me një ulje në 0.2. Vlera totale e eksporteve ishte 17,602.5 miliardë juanë, me një rritje në 0.6 përqind, ndërsa e importeve ishte 13,199.6 miliardë juanë, me një ulje në 1.2 përqind. Bilanci i tregtisë ishte 4,402.9 miliardë juanë në tepricë. Importet dhe eksportet me vendet partnere të iniciativës një Brez një Rrugë u rritën me 3.1 përqind, duke përbërë 46.5 përqind të vlerës totale të importeve dhe eksporteve. Eksportet e produkteve mekanike dhe elektrike u rritën me 3.3 përqind, duke përbërë 58.3 përqind të vlerës totale të eksporteve.
CFP
Në tre tremujorët e parë, Indeksi i Çmimeve të Konsumit (CPI) tregoi një rritje të lehteë në 0.4 përqind. Të grupuara sipas kategorive të mallrave, çmimet e ushqimeve, duhanit dhe alkoolit u rritën me 1.1 përqind; të veshjeve një rritje në 0,9 përqind; të banesave një ulje në 0,1 përqind; të artikujve dhe shërbimet për përdorim ditor një rritje me 0.2 përqind; të transportit dhe komunikimit një rënie me 2.4 përqind; të arsimit, kulturës, dhe argëtimit me 1.9 përqind; të shërbimeve mjekësore dhe kujdesit shëndetësor një rritje me 1,1 përqind. Përsa i përket çmimeve të ushqimeve, specifikisht çmimet e mishit të derrit u ulën me 6.8 përqind, të perimeve të freskëta me 3.1 përqind, të drithërave u rritën me 1.2 përqind dhe të frutave të freskëta me 6.0 përqind.
Punësimi ishte përgjithësisht i qëndrueshëm dhe shkalla e papunësisë e të anketuarve urbanë tregoi ulje. Në tre tremujorët e parë, shkalla e papunësisë urbane e anketuar ishte mesatarisht 5.3 përqind. Në shtator, shkalla e papunësisë urbane e anketuar ishte 5.0 përqind, 0.2 pikë përqindjeje më e ulët se një muaj më parë, duke rënë për dy muaj radhazi. Në fund të tremujorit të tretë, numri i punëtorëve migrantë ruralë arriti në 187.74 milionë, duke u rritur me 2.8 përqind. Të ardhurat e banorëve në nivel kombëtar u rritën në mënyrë të qëndrueshme. Të ardhurat e banorëve ruralë u rritën më shpejt se ato të banorëve urbanë. Në tre tremujorët e parë, të ardhurat e disponueshme mbarëkombëtare për frymë të banorëve ishin 29,398 juanë, me një rritje reale në 5.9 përqind, pas zbritjes së faktorëve të çmimeve. Të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve urbane ishin 39,428 juanë, me një rritje reale prej 4.7 përqind; të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve rurale ishin 15,705 juanë, me një rritje reale prej 7.3 përqind.