Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, Veliaj: Të ofrojmë një paketë të përbashkët turistike!

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i propozoi Unionit edhe anëtarësimin e 47 komunave arbëreshë


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në mbledhjen e radhës së Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, e cila u mbajt në Gjakovë, ku u diskutua për projektet e përbashkëta mes qyteteve për vitin e ardhshëm. Veliaj tha se kombi shqiptar po jeton ditët e veta më të mira dhe se Shqipëria, nga vendi më i izoluar i Europës, sot po njeh një bum turistësh.

“Kur mendoj se Kosova është e lirë dhe e pavarur, po kemi pasur role të rëndësishme në lidershipin e Malit të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, shumë prej qyteteve tona sot janë realitete totalisht të transformuara, por kur mendoj edhe për bumin turistik të Tiranës apo të Shqipërisë, që dikur ishte vendi më i izoluar në Europë, kur shikoj se të gjithë jemi duke vrapuar për t’iu bashkuar BE-së, – me shumë gjasë, ashtu siç është edhe ambicia e kryeministrit tonë, Shqipëria do të jetë vendi i radhës që do t’i bashkohet BE-së, duke qenë se ka bërë më shumë progres në vitet e fundit, – është mirë që t’ia kujtojmë vetes se po jetojmë ditët më të mira. Prej kësaj duhet të frymëzohemi për ditë të tjera më të mira, ku një pjesë e madhe e këtyre ndryshimeve do të ndodhin në qytetet tona”, tha ai.

Në fjalën e tij, Veliaj u ndal edhe tek rëndësia e zhvillimit të mëtejshëm të turizmit dhe digjitalizimit. Kreu i Bashkisë propozoi krijimin e një pakete turistike, prej së cilës do të përfitojnë edhe qytete të tjera në trevat shqiptare.

“Tirana ka pasur vitin e saj më të suksesshëm. Aeroporti i Tiranës sapo e ka kaluar pasagjerin e 6 miliontë. Kemi pasur një bum të jashtëzakonshëm turistik. Paketa që deri sot quhet ‘Tirana-mania’, mund të jetë një paketë për ‘shqiptaro-mania’, pra një paketë që ndoshta fillon në Tiranë, si portë hyrëse, por shumë prej qyteteve tona janë shumë më afër dhe do të doja shumë që, për vitin tjetër, ne të përgatiteshim se si kjo paketë të përfshijë edhe disa nga qytetet tona si Gjakova, Prizreni, Ulqini, Tetova, Shkupi”, deklaroi ai.

Veliaj pati një ftesë edhe për të rinjtë dhe të rejat në trevat ku jetojnë shqiptarë, për t’u bërë pjesë e Qendrës TUMO, si akademia më e madhe digjitale në Ballkan.

“Duke qenë se një pjesë e takimit ka të bëjë me digjitalizimin, dua t’ju bëj një ftesë të hapur: Piramida e Tiranës është konceptuar si një shkollë, një akademi dixhitale, për moshat 12-18 vjeç. Ka një kosto prej 20 eurosh, të cilën e kemi çuar në minimum këtë vit, por nga 1 janari 2024 do të jetë zero. Ne duam ta sponsorizojmë të gjithën si Bashki, dhe bashkë me qeverinë e kryeministrit Rama dhe me shumë donatorë, t’i çojmë të gjithë fëmijët me bursa. Ne nuk i garantojmë dot sukses secilit, por ama si kryetarë të komunave mund t’i garantojmë që secili të fillojë njësoj”, u shpreh Veliaj.

Teksa afron 111-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë disa angazhime për qytetet shqiptare.

“Një angazhim e kemi përmbushur, kemi bërë një donacion gjysmë milioni euro për shkollën në Preshevë, sepse besoj se përtej fjalimeve, nxënësit nuk lexojnë fjalimet, duan të lexojnë libra, duan të mësojnë në një klasë të mirë. Sapo kemi marrë një angazhim tjetër, për një shumë të ngjashme për komunën e Bujanovcit, ku duam të bëjmë një investim për shkollën ‘Naim Frashëri’”, deklaroi Veliaj.

Ndërkaq, për festat e fundvitit, ai lajmëroi se Tirana do të mikpresë Paradën e Shqiptarëve.

“Ka qenë një ide e kryeministrit Rama dhe organizatës ‘Albanian Roots’ në Nju Jork, të cilët e organizojnë çdo vit atje. Ne jemi shumë krenarë kur jemi jashtë vendit, por jo aq të organizuar në tokat dhe trojet tona. Me porosi të Kryeministrit Rama duam ta fillojmë këtë traditë në Tiranë. Ndoshta, vitin tjetër e organizon një qytet tjetër i Unionit, e kështu me radhë çdo vit. U kemi çuar një ftesë të gjitha qyteteve, me ansamblet e tyre, me rrethet e tyre të kulturës, me veshjet tradicionale, dhe duam që secila prej trevave të jetë e pranishëm në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në 28 Nëntor. Duam ta kthejmë vërtet në një festë të madhe të krenarisë”, tha Veliaj.

Kryetari i Bashkisë i propozoi Unionit edhe anëtarësimin e 47 komunave arbëreshë në Unionin e Bashkive Shqiptare në Rajon, si anëtarë nderi, me qëllim përfshirjen në projektet e përbashkëta midis qyteteve anëtare, me fokus promovimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore materiale dhe jomateriale, projekte të ndryshme në kuadër të zhvillimit të turizmit, rrjetëzimit midis qyteteve dhe binjakëzimin e tyre, ndarjes së praktikave të mira, aplikimit të përbashkët midis qyteteve për marrjen e fondeve të Bashkimit Evropian etj.

Fjala në mbledhjen e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, në Gjakovë

Fjala në mbledhjen e Unionit të Bashkive Shqiptare të Rajonit, në Gjakovë, ku biseduam për projektet e përbashkëta ?? që do të realizojmë vitin e ardhshëm mes qyteteve tona, por edhe për t’u bërë një ftesë të rinjve ????‍♂️ nga trevat shqiptare për t’u bërë pjesë e TUMO Tirana. ??❤️??

Posted by Erion Veliaj on Saturday, November 4, 2023

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…