Rekord turistësh, Kumbaro: 9 milionë vizitorë të huaj deri në tetor

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi sot të dhënat e turizmit për muajin tetor


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro publikoi sot të dhënat e turizmit për muajin tetor, ndërsa vuri në dukje se Shqipëria është përrallë edhe në vjeshtë.

Flukset hyrëse të turistëve të huaj në Shqipëri vazhdojnë të jenë në trende rritëse edhe gjatë vjeshtës. Gjatë muajit tetor, 691 mijë turistë të huaj kanë hyrë në vendin tonë, ose 89% më shumë krahasuar me tetorin e vitit që shkoi.

Në total, nga janari deri në tetor 8,98 milionë turistë të huaj kanë vizituar Shqipërinë, duke tejkaluar me 32% shifrat e vitit 2022 që është dhe viti rekord i hyrjeve të vizitorëve të huaj, siç bën të ditur ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Në aktivitetin e mbajtur për bilancet e sezonit turistik në fillim të muajit që shkoi, ministrja Kumbaro konfirmoi rezervimet deri në 70-80% të kapaciteteve hoteliere. Po nga ky takim, ministrja Kumbaro u shpreh se ky meriton të quhet një vit turistik, sepse përveç bregdetit, Tirana është kthyer në një destiancion të mirëfilltë turistik, “një lloj laboratori arkitekturor modern, por edhe plot energji rinore, sportive dhe kulturore” pa lënë pas turizmin malor, agroturizmin dhe qytetet historike.

Në publikimin e fundit të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) të barometrit të turizmit botëror, Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë dhe të parin në Evropë për rritjen e flukseve të vizitorëve të huaj (+56%) për muajt janar-korrik 2023.

Edhe gjiganti i udhëtimeve “National Geographic” e ka renditur Shqipërinë ndër vendet 30 vendet e botës që duhen vizituar në vitin 2024.

“Kartolinat promovuese të mediave ndërkombëtare dhe gjuhët e botës që dëgjon në çdo qytet, konfirmohen edhe shifrat zyrtare që tregojnë se këtë tetor na kanë vizituar 89% më shumë turistë të huaj se 1 vit më parë”, u shpreh Kumbaro në rrjetet sociale.

Vendi njohu këtë vit bum turistik, ndërsa u promovua gjerësisht në median ndërkombëtare si destinacion që ia vlen ta vizitosh për bukuritë natyrore, mikpritjen dhe kostot e arsyeshme.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…