Manastirliu: Me buxhetin e ri mbështesim zgjerimin e ekipeve sportive në shkolla
Buxheti i vitit 2024 për arsimin dhe sportin do të mbështesë zgjerimin e ekipeve sportive në shkolla.
Buxheti i vitit 2024 për arsimin dhe sportin do të mbështesë zgjerimin e ekipeve sportive në shkolla.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau sot foto nga Lëvizja Sportive në Shkollën e Kuqe, ku ekipet sportive të volejbollit e basketbollit, si dhe klubet e shkollës për shah, boks e disiplina të tjera, ofrojnë për nxënësit mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar aftësitë e tyre si pjesë e lëvizjes sportive në shkollat tona.
Me buxhetin e ri do të mbështesim zgjerimin e ekipeve sportive, për të inkurajuar talentet sportive të nxënësve tanë, krenari e shkollave dhe të gjithë komunitetit, theksoi Manastirliu. (ATSH)