Buxheti 2024 për Ministrinë e Mbrojtjes, investime për sigurinë dhe fuqinë ushtarake
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë gjithsej 48,338,376 lekë. Ai është ndarë në disa kategori kryesore të shpenzimeve.
Ndarja e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes për vitin 2024 është e rëndësishme për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit.
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes do të jetë gjithsej 48,338,376 lekë. Ai është ndarë në disa kategori kryesore të shpenzimeve.
Ministria e Mbrojtjes do të ketë një shpenzim prej 23,439,326 lekëve për shpenzime korrente. Kjo përfshin përbërjen e kostove të përditshme të operacioneve dhe administratës së përgjithshme.
Sa i përket financimeve të brendshme dhe të huaja ato do të jenë përkatësisht 12,687,000 lekë dhe 12,212,050 lekë do të përdoret për të mbuluar kërkesat për financim nga burimet ndërkombëtare.
Sa i përket shpenzimeve kapitale ato janë thelbësore për fuqinë ushtarake dhe infrastrukturën e Mbrojtjes. Ministria do të ketë një shpenzim prej 24,899,050 lekësh për shpenzime kapitale.
Ndër këto shpenzime kapitale, shumën më të madhe e merr sektori i Forcave të Luftimit me një shumë prej 24,939,590 lekësh. Kjo përfshin investimet në pajisjet dhe burimet e nevojshme për ushtrinë.
Përveç kësaj, janë të rëndësishme edhe disa kategori të tjera të shpenzimeve:
Planifikimi, Menaxhimi dhe Administrimi: 1,563,300 lekë do të përdoren për planifikim, menaxhim, dhe administratë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Arsimi Ushtarak: 1,327,000 lekë do të investohen në arsimin dhe trajnimin e ushtarëve.
Mbështetja e Luftimit: 8,020,436 lekë do të përdoren për mbështetjen e operacioneve të Forcave të Luftimit.
Mbështetje për Shëndetësinë: 1,906,000 lekë do të përdoren për të siguruar kujdes shëndetësor për ushtarët.
Mbështetje Sociale për Ushtarët: 5,200,000 lekë do të përdoren për të siguruar mbështetje sociale për ushtarët.
Emergjencat Civile: 5,382,050 lekë do të përdoren për ndihmën dhe përgatitjen për situata emergjente civile.
Për Ministrinë e Mbrojtjes, buxheti për vitin 2024 është thelbësor për të siguruar funksionimin dhe fuqinë e saj në mbrojtjen e vendit dhe përfshin një gamë të gjerë të shpenzimeve të nevojshme për të përmbushur detyrat e saj.
(Marrë nga ATSH)