“Strong Balkan 23”, Forcat Speciale të Ballkanit vijojnë stërvitjen e përbashkët në Shqipëri

Në këtë stërvitje marrin pjesë Forcat Speciale nga 8 vende të Ballkanit


Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe ato të rajonit vijojnë stërvitjen e përbashkët “Strong Balkan 23”, e cila synon rritjen e nivelit të gatishmërisë dhe aftësive të Forcave Speciale në rajonin e Ballkanit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një reagim në rrjetet sociale tha se qëllimi i kësaj stërvitje është përmirësimi i bashkëpunimit në operacione të vështira mes forcave speciale të tetë vendeve të Ballkanit.

“Vijon stërvitja “Strong Balkan 23”. Me qëllim rritjen e nivelit të gatishmërisë dhe aftësive të Forcave Speciale në rajonin e Ballkanit trupat po zhvillojnë taktika të përbashkëta, për të mësuar nga përvojat e njëri-tjetrit dhe për të përmirësuar bashkëpunimin e tyre në operacionet e vështira”, thekson Peleshi

Stërvitja “Strong Balkan 23”, zhvillohet për herë të parë në Shqipëri. Në këtë stërvitje marrin pjesë Forcat Speciale nga 8 vende të Ballkanit. Nga kjo stërvitje Forcat Speciale do të përftojnë njëherësh rritje në nivelin profesional, aftësim taktik, operacional e strategjik, për të përballuar sfidat komplekse që paraqet sot mjedisi i sigurisë.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…