Ekspozita CIIE tërheq më shumë pjesëmarrës nga mbarë bota

Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE) për vitin 2023 do të mbahet nga 5-10 nëntor në Shangai,


Ekspozita Ndërkombëtare e Importit e Kinës (CIIE) për vitin 2023 do të mbahet nga 5-10 nëntor në Shangai, duke tërhequr një numër më të madh ekspozuesish nga e gjithë bota për të marrë pjesë me prani fizike.

Kjo veprimtari, e cila tani ka hyrë në vitin e gjashtë, është bërë një platformë për nxitjen e politikave të hapjes së nivelit të lartë të Kinës dhe shërben si një produkt publik global, tha zëvendësministri i Tregtisë Sheng Qiuping në një konferencë shtypi të hënën.

Sheng Qiuping bëri të ditur që këtë vit, parashikohet që do të vijnë në CIIE pjesëmarrësit nga 154 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare. Deri tani, janë konfirmuar 5 vende të ftuara nderi, të cilat janë përkatësisht Hondurasi, Kazakistani, Serbia, Afrika e Jugut dhe Vietnami. Krahas këtyre, pavijoni i Kinës në CIIE do të zmadhohet në 2500 metra katrore, sipërfaqja më e madhe në historinë e CIIE-së. Tema e pavijonit kinez do të jetë “Arritjet e reja të modernizimit kinez ofrojnë shanse të reja për botën”.

Gjithsej 289 prej kompanive të përfshira në listën “Fortune 500” ose udhëheqëse në industritë e tyre përkatëse do të marrin pjesë në ekspozitën e ndërmarrjeve këtë vit, më shumë se vitin e kaluar.

Emrat e njohur që marrin pjesë sivjet në ekspozitë përfshijnë 15 markat më të mëdha të makinave në botë, 10 kompanitë më të mëdha industriale elektrike dhe 10 kompanitë më të mëdha të pajisjeve mjekësore.

Pjesëmarrësit nga 154 vende, rajone e organizata ndërkombëtare pritet t’i bashkohen kësaj veprimtarie në një zonë më të madhe ekspozimi. Parashikohet që në edicionin e sivjetshëm do të ketë 3 400 ekspozues dhe 394 mijë vizitorë profesionistë, duke u kthyer në nivelin para pandemisë së COVID-19.

Vendet pjesëmarrëse të nismës “Një brez, një rrugë” zënë shumicën e pavijoneve kombëtare. 69 vende dhe tre organizata ndërkombëtare kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në pavijonet kombëtare, 64 prej të cilave janë partnere të “Një brez, një rrugë”.

Në ekspozitën e sivjetshme do të ketë edhe teknologji të fjalës së fundit, si energjia me lëshim të ulët karboni dhe inteligjenca artificiale. Mbi 400 produkte, teknologji e shërbime të reja do të shfaqen në këtë veprimtari ndërkombëtare.


Foto nga VCG

Qysh prej CIIE-së së parë në vitin 2018, në pesë edicionet e para të këtij ekspozite janë paraqitur mbi 2 mijë produkte, teknologji dhe shërbime të reja.

Sipas Sheng Qiuping-ut, CIIE është një kanal që lehtëson tregtinë ndërkombëtare duke nxitur qarkullimin e brendshëm me importin e pajisjeve moderne dhe mallrave të konsumit, për të ndihmuar përmirësimin e industrisë dhe rritjen e cilësisë së konsumit. Krahas kësaj, ajo mund të promovojë si qarkullimin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm me lidhjen e ekspozuesve ndërkombëtarë dhe atyre vendës.

Në pesë vjetët e kaluar, në CIIE janë nënshkruar marrëveshje me vlerë 350 miliardë dollarë, çka ka stabilizuar tregtinë dhe investimet ndërkombëtare.


Foto nga VCG

Kina ka publikuar një sërë politikash për të stabilizuar rritjen e tregtisë së jashtme dhe për të pëmirësuar strukturën. Sheng tha se Ministria e Tregtisë, bashkë me departamentet përkatëse, do të vazhdojë të ofrojë mbështetje me politika, duke përfshirë taksa të favorshme importi dhe krijimin e zonave demonstruese të importit.

Sheng theksoi gjithashtu që duhet të shfrytëzohet plotësisht roli drejtues i ekspozitave si CIIE për shtimin e importit të produkteve me cilësi të lartë.

“Kina do të shtojë më tej efektet përhapëse të ekspozitave të ndryshme, me synim që të përshtaten më shumë produkte me cilësi të lartë me ndërmarrjet, duke lejuar më shumë kompani të ndajnë mundësitë që ofron tregu kinez,” theksoi zv.ministri.


Foto nga VCG

Gjatë CIIE-së do të zhvillohet edhe forumi “Hongqiao”, i cili do të fokusohet te zhvillimi e hapja, duke synuar forcimin e multilaterizmit. (Jiang Lei)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…