Meloni: Shqipëria sillet si vend anëtar i BE, krenare për miqtë tanë
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, vlerësoi qasjen e Shqipërisë drejt vlerave dhe standardeve të Bashkimit Evropian.
Edhe pse është vend kandidat, Shqipëria sillet faktikisht si një vend anëtar i Bashkimit Evropian.
Me këto fjalë, kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, vlerësoi qasjen e Shqipërisë drejt vlerave dhe standardeve të Bashkimit Evropian.
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Romë, Meloni tha se Italia ndihet krenare për sjelljen e Shqipërisë, pasi Italia mbetet një nga mbështetësit kryesorë të saj për anëtarësimin në BE.
“Jam shumë e kënaqur për punën që kemi bërë me mikun tim Edi Rama. Shqipëria është kandidate për hyrjen në BE, por Shqipëria sillet, ka një qasje sikur të jetë faktikisht vend i BE. Një prej arsyeve që Italia dhe unë jam shumë krenare, sepse Italia është një nga protagonistët kryesorë të mbështetjes për hyrjen e Shqipërisë në BE. Besoj që Ballkani Perëndimor është një vend Europian dhe që nga fillimi ne e kemi mbështetur këtë bashkim të Europës. Mbi bazën e këtij bashkëpunimi mund të lindin dhe iniciativa të tjera. Kjo mund të jetë një faqe e re e një bashkëpunimi strategjik”, tha Meloni.