Rama: Kemi angazhimin dhe kapacitetet për të ndihmuar Italinë

Kryeministri Edi Rama: Mes Shqipërisë dhe Italisë ka një lidhje historike, kulturore dhe emocionale.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, mes Shqipërisë dhe Italisë ka një lidhje historike, kulturore dhe emocionale.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni në Romë, Rama u shpreh se, “Shqipëria nuk është një vend BE, por është E. Ne jemi në Europë, jemi një shtet evropian, por na mungon U-ja përpara por ndërkohë kjo nuk na pengon për të qenë dhe për të parë botën si europianë. Më pas dhe një gjë tjetër që dua të nënvizoj qysh nga fillimi, ne nuk do të bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër apo shtet të BE-së , me gjithë respektin sepse ka një ndryshim diferencë të madhe, me një ndryshim historik-kulturor dhe gjithashtu emocional që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët”.

“Unë nuk besoj që ne nuk do të jemi në gjendje që në vitet që do të vijnë, për të parashikuar dhe vetë ne këtu që mund të kemi përpara, të paguajmë atë borxhin që kemi drejt Italisë, popullit italian dhe institucioneve italiane për atë që kanë bërë për ne nga dita e parë që kemi arritur në brigjet në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje dhe për të pasur një jetë më të mirë”, tha Rama.

Gjithsesi, shtoi Rama sikurse kam thënë në raste të tjera, nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet. Nuk mund dhe nuk dua të gjykoj në meritën politike në lidhje me vendimet, por neve na takon të përgjigjemi gjithmonë të pranishëm kur mund të gjendemi për të ndihmuar, për të dhënë një ndihmesë dhe në këtë rast, do të thotë për të ndihmuar dhe për të menaxhuar me pak fare për te menaxhuar një situatë, për një situatë që është e vështirë për Italinë dhe e vërteta është që gjeografia, është kthyer në atë që quhet mallkimi për Italinë sepse kur hyhet në Itali zëre se ke hyrë ne Europë dhe në BE, por kur bëhet fjalë për të menaxhuar këtë hyrje si BE ne e dimë shumë mirë se si zhvillohen gjërat dhe mbi këtë sigurisht, ne nuk kemi forcën dhe kapacitetin për të qenë zgjidhja, por mendoj që kemi detyrën, angazhimin, obligimin dhe një kapacitet për të dhënë një ndihmë”.

Atëherë, shtoi kreu i qeverisë, “ky protokoll bashkëpunimi është një produkt si të thuash, i një diskutimi të gjatë për të bërë mirë. Nuk është një rrugëzgjidhje për diçka që ne bëjmë sepse duhet ta bëjmë me të gjitha kostot, por besojmë në këtë. Shqipëria ka një histori të mikpritjes, Shqipëria është i vetmi vend europian ku kanë qenë më shumë hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shqipëria është një vend ku mijëra italianë pas kapitullimit të Italisë në Luftën e Dytë Botërore kanë gjetur mbrojtje nga shqiptarët dhe nuk janë lënë nën rrymën ose atë që quhet në mëshirën e fatit kundër gjermanëve”.

Gjithashtu, vijoi Rama, “kemi dhënë ndihmëse të gjithë atyre popullsive dhe popullsisë kundër spastrimit etnik të Milosheviçit, pastaj Shqipërua u ka dhënë strehim mijëra vajzave, grave afgane brenda si të thuash, pjesës tonë të aleancës strategjike brenda NATO-s dhe kjo është një tregues tjetër. Të gjithë ata që kanë besuar në botën e re dhe që e bënin për ata, nuk mund t’i linim në duart e atyre vrasësve apo të sovranëve të Afganistanit”.

“Besoj se shkoi në mënyrë të shkëlqyer shumë mirë, sepse ato familje janë tashmë të shpëtuara dhe kjo është një shembull sepse kemi krijuar kushtet për t’i trajtuar, si për shembull, marrjen e të dhënave të tyre dhe adaptimin e tyre në lidhje me kërkesat, me statusin e tyre për t’i dërguar në vende të tjera”, tha Rama.

Së fundmi, tha Rama, “jo për rëndësinë, kemi dhënë mundësinë për të mbijetuar pothuajse mijëra iranianëve dhe kështu si po them, nuk mund t’i zgjidhim problemet, por mund të japim një ndihmesë dhe besoj se nuk mund të ekzistojë koncepti, ja të shikojmë edhe nga krahu tjetër, të kthehemi dhe nga ana tjetër, ja do të shikojmë ndonjë zgjidhje, por besoj se një herë që jemi anëtarë të Bashkimit Europian, mund të shikojmë dhe të rendisim të gjitha këto karakteristika tona në ecurinë tonë dhe kolegët tanë në këtë bashkëpunim, është një marrëveshje NATO. NATO pikërisht kur kryeministrja Georgia Meloni mendonte se do të bënte pushimet domethënë të gjitha arritjet, ose të gjitha flukset që kapën ose prekën Italinë, nuk e lanë të lirë që të shijonte pushimet e saj”, theksoi Rama në fjalën e tij.

Pas konferencës për mediet, kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni firmosën protokollim mes Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për fuqizimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit.

(Marrë nga ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…