BE mbështet SME-të drejt dixhitalizimit dhe automatizimit të proçeseve
Mbështetje SME-ve drejt dixhitalizimit dhe automatizimit të proçeseve, është një projekt i financuar nga BE, që po gjen zbatim në sektor të rëndëshëm të ekonomisë së vendit.
Me mbështetjen e Këshilla për Bizneset e Vogla të BERZH, financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet EU – Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (EDIF), kompania shqiptare që operon në sektorin e bimëve mjekësore (grumbullim, përpunimin) hartoi planin e biznesit me fokus investimet e reja për zgjerimin e kapacitetit të proçesimit, zhvillimin e linjave të reja të biznesit si dhe transformimin në biznes të qëndrueshëm për investimet në sistemet e energjisë së rinovueshme bazuar në teknologjinë fotovoltaike.
Gjithashtu është mbështetur edhe një kantinë e prodhimit të verës në rrugën e tyre drejt transformimit dixhital të kompanisë.
Nëpërmjet një sistemi softuerik i përshtatur sipas nevojave të kompanisë, mundësohet rritje e efiçensës së punës, menaxhimit dhe kontrollit më të mirë të proçeseve të prodhimit si dhe vendim-marrjes më e shpejtë dhe efikase.
Ky projekt u mbështet në kuadër të implementimit të komponentit të asistencës teknike për SME-të të Programit për zhvillimin e sektorit të Turizmit, financuar nga Bashkimi Europian.