Nga hekurudha tek porti i ri tregtar, Rama: Durrësi, kantieri i një sërë ndryshimesh shumë të mëdha

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Durrësi do të jetë kantieri i një sërë ndryshimesh shumë të mëdha.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Durrësi do të jetë kantieri i një sërë ndryshimesh shumë të mëdha.

Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Durrës, Rama u shpreh se “Durrësi, që është një zonë me rëndësi strategjike jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin për shkak të pozicionit të vet gjeografik, do të jetë kantieri i një sërë ndryshimesh shumë të mëdha”.

“Këtu nuk flas për ndryshimet thjesht në infrastrukturën e bashkisë. Rruga këtu apo rruga atje. Po flas për sistemin hekurudhor. Tani jemi në një fazë shumë të avancuar të punimeve me hekurudhën Durrës-Tiranë dhe me Tiranë-Rinasin. Por jemi në një fazë të avancuar edhe me punën për projektet dhe me financimet e Korridorit 8. Flas për hekurudhën prapë. Dhe me rrugën”.

Nga ana tjetër, shtoi Rama, “porti i ri tregtar është në proces dhe hapet gara ndërkombëtare, pasi është bërë projekti dhe brenda gjysmës së vitit të ardhshëm, besoj, do të lidhim kontratën për fillimin e punimeve. Do të jetë një supervepër për krejt rajonin, jo thjesht për Shqipërinë”.

“Dhe njëkohësisht edhe projekti dhe financimi për hekurudhën Durrës-Prishtinë-Nish, për t’u lidhur më lart, është në rrugë të mbarë”, tha Rama.

“Do të bëjëm komplet rindërtimin e Teatrit “Aleksandër Moisiu”, edhe Amfiteatrin. Edhe puna për ndërtimin e Akademisë së “Manchester City”-t në Durrës do të fillojë së shpejti, që është një kampus sportiv i jashtëzakonshëm dhe ku nuk do jetë aspak çudi, përkundrazi, është pjesë e ambicies që të vijnë të stërviten skuadra të huaja”, u shpreh Rama.

“Besoj shumë që me këto ndryshime, kjo zonë, ky qark dhe Durrësi do të kenë një rritje të rëndësishme ekonomike dhe patjetër edhe një rritje të rëndësishëm të mundësive për punë të mirëpaguara”, tha Rama.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.