Hapja e ekonomisë kineze është në interes të ekonomisë botërore

Në Shanghai, në Qendrën Kombëtare të Panaireve dhe Konferencave, u hap në datën 5 nëntor 2023 Edicioni i 6-të i Panairit të Importeve


Nga Dr. Enriko Ceko

Në Shanghai, në Qendrën Kombëtare të Panaireve dhe Konferencave, u hap në datën 5 nëntor 2023 Edicioni i 6-të i Panairit të Importeve. Ky panair, ndër më të rëndësishmit në arenën transnacionale, do jetë i hapur deri në datën 10 nëntor. Është hera e parë që ky panair ka në fokus importet nga e tërë bota dhe është pjesë e disa inciativave që Kina ka ndërmarrë në arenën transnacionale për më shumë siguri, për më shumë besim dhe për më shumë bashkëpunim midis kombeve, shteteve dhe rajoneve në botë, për më shumë mundësi zhvillimi të ndërsjelltë dhe për të nxitur mirëqenien e përbashkët për të tërë njerëzimin. Në këtë kuadër, kjo ekspozitë ka tërhequr numër shumë të madh pjesëmarrësisht dhe ekspozuesish nga e gjithë bota.

Është edicioni i gjashtë i kësaj veprimtarie unike tregtare që tashmë është shndërruar në një platformë shumë të rëndësishme për promovimin e politikave të hapjes së Kinës dhe shërben si një e mirë publike ndërkombëtare.

Në këtë veprimtari ekonomike, biznesi, tregtare, për nxitjen drejt Kinës të importeve nga të tëra vendet e botës, marrin pjesë 289 kompani të listuara ndër 500 kompanitë e Fortune, lider të industrive, lider të krijueshmërisë dhe inovacionit, lider të standardeve dhe të pronësisë intelektuale, një numër më i madh ky krahasuar me të tëra edicionet e mëparshme.

Ndër këto kompani janë 15 markat më të mira të automjeteve në botë, 10 kompanitë më të mira të industrisë elektrike, 10 kompanitë më të mira të pajisjeve mjekësore, etj.

Në këtë ekspozitë ka pjesëmarrës me stenda dhe paraqitje produktesh e shërbimesh nga 154 vende, rajone dhe organizata ndërkombëtare, më shumë se 3,400 subjekte ekspozuese, që do takohen në këtë vend-takim shumë të rëndësishëm biznesi me më shumë se 394,000 vizitorë profesionistë dhe rreth 4 milionë vizitorë të interesuar për zhvillimet më të fundit në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve cilësore.


CFP

Shumica e stendave dhe pavioneve i përket vendeve të Nismës “Një Brez dhe Një Rrugë” (BRI). Nga 69 shtete pjesëmarrëse, 64 shtete janë anëtare dhe partnere të kësaj nisme.

Në këtë ekspozitë është bërë e mundur që të paraqiten për herë të parë në arenën ndërkombëtare më shumë se 500 teknologji të reja, produkte të reja dhe shërbime të reja, që lidhen me sektorin e energjetikës, inteligjiencën artificiale, mjetet e transportit, komunikimin, industrializimin e sektorëve të ekonomisë, etj., duke patur parasysh se që nga edicioni i pare, i hapur me iniciativën personale të Presidentit të Kinës, Xi Jinping, në vitin 2018 e deri më tani, në këtë panair janë paraqitur më shumë se 2000 teknologji, produkte dhe shërbime të reja dhe inovative, një ndihmesë mjaft e madhe kjo për konsumatorët kinezë dhe për të tërë botën dhe ekonominë e saj.

Kjo veprimtari, lehtëson dy sferat e ekonomisë kineze, atë të qarkullimit të brendshëm, duke bërë të mundur importimin e pajisjeve të avancuara dhe mallrave konsumit, gjë që ndikon dhe ndihmon edhe në përmirësimin e prodhimit industrial dhe kryesisht të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve, dhe nga ana tjetër, promovon qarkullimin e teknologjive, produkteve dhe shërbimeve me jashtë, duke bërë të mundur lidhjen e ekspozuesve ndërkombëtarë me ata vendas.

Në edicionet e mëparshme është bërë e mundur që të negociohen dhe arrihen marrëveshje ekonomike, biznesi dhe tregtare me vlerë pothuajse 350 miliardë dollarë, gjë që ka sjellë stabilizimin e tregtisë dhe edhe më shumë investime të huaja, ku padyshim një rol të rëndësishëm ka patur edhe mbështetja e fuqishme politike, që është realizuar me anë të normave të favorshme të taksave të importit dhe me legjislacionin mbështetës për ndërtimin e zonave demonstruese të importit.

Kjo ngjarje e rëndësishme ekonomike, biznesi dhe tregtare në rang global tregon se Kina është e përkushtuar për të promovuar hapjen e ekonomisë së saj në nivele të tjera. Ekspozita përbën një platformë reale dhe praktike që sipërmarrjet e vendeve të tjera të hyjnë në tregun e madh të Kinës dhe të eksplorojnë atje mundësitë e mëdha që paraqet ky treg dhe kjo përbën jo thjesht një hapje, por është një hapje cilësore.


CFP

Zbulimet më të fundit teknologjike në kujdesin shëndetësor mjekësor, të tilla si teknologjitë për protezën e parë aktive të nyjeve të gjurit, teknologjitë e imazhit molekular për diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të pankreasit, teknologjitë për shkëmbimin e nxehtësisë së qelizave të hidrogjenit për karburantin e makinave, etj, janë zbulimet dhe aplikimet më të fundit që paraqiten në këtë ekspozitë.

Tendencat e reja, kërkesat e tregut dhe zhvillimi i mëtejshëm i teknologjive miqësore me mjedisin do trajtohen në më shumë se 120 veprimtari, që do të mbahen përgjatë ditëve të edicionit të 6-të të kësaj ekspozite, ku liderët e tregut në sektorët e prodhimit të automjeteve, kujdesit shëndetësor mjekësor, teknologjive digjitale, etj, do të mblidhen dhe diskutojnë për të shkëmbyer ide dhe mendime nga të cilat do përfitojnë konsumatorët kinezë dhe të tërë botës.

Është e dukshme se kjo ekspozitë thyhen traditën, nxit transnacionalizmin, i jep më shumë fuqi akivizuese tregtisë ndërkombëtare dhe shmang në mënyrë të suksesshme edhe unipolaritetin.

Një ndër ekonomitë më të mëdha në botë dhe një ndër importuesit më të mëdhenj në botë, Kina, tashmë është e lakmuar jo vetëm për kompanitë e mëdha globale, por edhe për mijëra e mijëra ndërmarrje të vogla dhe të mesme që shikojnë te tregu dhe konsumatori inteligjent dhe modern kinez, një mundësi për partneritet dhe thellim bashkëpunimi.


CFP

Iniciativat që Kina ka ndërmarrë në arenën ndërkombëtare, si Një Brez dhe Një Rrugë, Iniciativa e Sigurisë Globale, Partneriteti për Fate të Përbashkëta, etj., përfshirë edhe organizimin e veprimtarive të tilla ekonomike, biznesi dhe tregtare, padyshim që janë iniciativa vizionare, reale dhe të prekshme nga të tërë, iniciativa që funksionojnë për shkak të strukturës solide ekonomike dhe legjislative e Kinës dhe hapjes që ajo ka bërë në vazhdimësi ndaj botës në lidhje me ekonominë, tregtinë, investimet, modelin e saj ekonomik, etj.


Kryeministri i Kinës, Li Quang mbajti fjalim të hapjes së Panairit “China International Import Expo”, (CIIE)/Xinhua

Kryeministri i Kinës, Li Quang, e përshëndeti Panairin “China International Import Expo”, (CIIE), organizuar nga Ministria e Tregtisë e Republikës Popullore të Kinës dhe Qeveria Popullore Komunale e Shangait, duke thënë “Kina do të zgjerojë më tej aksesin në treg dhe do të rrisë importet, pasi vendi është i përkushtuar për të hapur ekonominë, ndërsa importet e mallrave dhe shërbimeve do të arrijnë në më shumë se 17 trilionë dollarë brenda pesë viteve të ardhshme”.

“Pavarësisht se si ndryshon bota, ritmi i hapjes së Kinës nuk do të ngecë kurrë dhe vendosmëria e saj për të ndarë mundësitë e zhvillimit me botën nuk do të ndryshojë kurrë”, tha ai, duke shtuar se “Kina do të promovojë zhvillimin e koordinuar të tregtisë në mallra dhe shërbime, do të mbrojë një mjedis biznesi ndërkombëtar dhe do të lehtësojë aksesin në treg, duke përfshirë heqjen e kufizimeve për investimet e huaja në prodhim”, të gjitha këto jo vetëm në interes të ekonomisë kineze, por edhe për ekonominë botërore.


Kryeministri i Kinës, Li Quang në Panairin “China International Import Expo”, (CIIE)/Xinhua

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.