FAO mbështet rritjen e aksesit në financim për fermerët
FAO në Shqipëri dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, kanë përfunduar me sukses sesionet e trajnimit të edukimit financiar për fermerët shqiptarë
FAO në Shqipëri dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, kanë përfunduar me sukses sesionet e trajnimit të edukimit financiar për fermerët shqiptarë dhe specialistët e ekstensionit bujqësor.
Ky projekt ka të bëjë me ndihmën e fermerëve në zonat e prekura nga tërmeti dhe specialistët e shërbimeve të ekstensionit të aksesojnë burimet financiare që u nevojiten për të përmirësuar bizneset e tyre.
Përgjigjja pozitive e pjesëmarrësve tregon angazhimin e tyre për njohuri të thelluara rreth burimeve financiare, dhe ndërgjegjësimin e të gjithë aktorëve kryesorë në proces përmes përpjekjeve tona bashkëpunuese.
Temat e mbuluara në trajnim përfshin mirëmbajtjen e të dhënave të fermave, proceset e regjistrimit të agrobiznesit, treguesit e efikasitetit të fermës, planet e biznesit, dhe më shumë.
Gjithashtu, ekonomistët e lartë të FAO-s mbajtën leksione të hapura për studentët e Universitetit mbi “Gjendjen e financave të gjelbra në sektorin agroushqimor” dhe “Rreziqet klimatike dhe rëndësia e tyre për bankat qendrore”.
Ekspertët e bujqësisë besojnë se fuqizimi i komuniteteve bujqësore me njohuri financiare është thelbësor për sukses afatgjatë dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë.