“Shqipëria Turistike 1937”
Materialet dhe fotot janë realizuar nga i ashtuquajturi “Bordi Kombëtar Shqiptar i Turizmit”
Nga Ledjan Zeqollari
SHQIPËRIA TURISTIKE 1937
“Krahasuar me bregdetin e Pulias, ku Adriatiku ngushtohet ndjeshëm, bregdeti i Shqipërisë shtrihet në një gjatësi prej rreth 400 kilometrash.
Ky vend me sharmin e natyrës së tij, me kujtimet e të shkuarës, betejave dhe heroizmit, me zakonet e thjeshta të popullit të tij, zgjon një interes të thellë në shpirtin e vizitorit.”
Revistë turistike e botuar nga “Shoqëria Anonime e Lundrimit”, viti 1937.
Materialet dhe fotot janë realizuar nga i ashtuquajturi “Bordi Kombëtar Shqiptar i Turizmit”, ku bënte pjesë dhe arkeologu italian Luigi Ugolini.
Koleksion i Shoqërisë Aksionare “Adriatic Navigation”, Milano.