Negociatat e pranimit në BE, Dhuka: Brenda muajit përfundon shqyrtimi analitik i legjislacionit

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Europiane, pr/buxhetin 2024 për integrimin europian.


Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja për Integrimin në Bashkimin Europian, Majlinda Dhuka, prezantoi sot në Komisionin për Çështjet Europiane, pr/buxhetin 2024 për integrimin europian.

Komisioni i nisi punimet fillimisht në Kryesinë e Kuvendit, por pasi deputetët e opozitës nuk lejuan ministren të prezantonte raportin, mbledhja kaloi online.

Në prezantimin e saj, ministrja Dhuka u shpreh se, “hapja e negociatave mbi bazë merite të Shqipërisë me Bashkimin Europian në vitin 2022 ishte një arritje historike, por në të njëjtën kohë shënoi dhe fillimin e një procesi transformues të gjithanshëm për vendin”.

“Menjëherë pas Konferencës së Parë Ndërqeveritare, në korrik të vitit 2022, në 15 shtator të vitit 2022 filloi procesi i shqyrtimit analitik të legjislacionit të BE-së, i cili është hapi i parë në procesin e negociatave dhe që pritet të përfundojë në nëntor të vitit 2023”, tha Dhuka.

Dhuka informoi se, ekipet shqiptare kanë bërë një punë shumë të mirë dhe janë paraqitur profesionalisht gjatë këtij procesi thuajse 13-mujor që Shqipëria ka kryer me KE.

“Janë përfshirë 1746 institucione shqiptare, të pushtetit qendror, vendor, institucionet e drejtësisë, Kuvendit dhe institucionet e tjera të pavarura. Janë kryer 64 takime të procesit të negociatave në Bruksel me KE, ku ekipet shqiptare kanë paraqitur 737 çështje në mënyrë analitike”, theksoi Dhuka.

Ministrja Dhuka konfirmoi se, “Shqipëria është teknikisht e përgatitur për të hedhur hapin e radhës në çeljen e negociatave për grupimin e parë të kapitujve themelorë. Sidomos tani në përfundim të procesit screening”.

Ajo shtoi se,”siç u vlerësua dhe nga raporti i KE për vitin 2023, strukturat e Shqipërisë kanë qenë tërësisht të mobilizuara”.

“Për të mbështetur këtë aspiratë të qytetarëve shqiptarë, për negociatat me BE-në dhe për anëtarësimin në BE, buxheti i vitit 2024, për së pari mbështet forcimin e strukturave të negociatave me BE”, tha Dhuka.

Ajo shtoi se, në mënyrë të veçantë në nenin 12 të pr/ligjit për buxhetin parashikohet mbështetja për forcimin e strukturave të BE.

“Mendohet të forcohen strukturat në 4 drejtime kryesore. Së pari strukturat e 2 ministrive, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë, në lidhje me Reformën në Drejtësi dhe shtetin e së drejtës, si një kusht për çeljen e negociatave për grupimin e parë të kapitujve”, u shpreh Dhuka.

Së dyti, shtoi ministrja, “strukturat e Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë në lidhje me tregun unik europian dhe tregtinë me BE-në”

Së treti, vijoi Dhuka “strukturat e lidhura me fondet dhe asistencën financiare nga BE, e cila vjen në rritje të konsiderueshme përgjatë viteve 2024-2026, edhe si rezultat i planit të rritjes që BE lançoi në datën 8 nëntor, së bashku me Paketën e Zgjerimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, nga i cili përfiton edhe Shqipëria”.

“Së katërti, jemi në diskutime për të forcuar strukturën teknike të misionit të Republikës së Shqipërisë pranë BE-së në Bruksel”, theksoi Dhuka.

“Procesi i negociatave në thelbin e tij ka përgatitjen e vendit për t’u bërë anëtar në BE. Ky buxhet e adreson këtë përgatitje në 2 dimensione. Së pari në zbatimin e një numri rekomandimesh të rëndësishme nga KE dhe së dyti duke mbështetur përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE dhe veçanërisht zbatimin e tij në disa sektorë kyç, si në fushën e drejtësisë, ashtu edhe në sektorët kyç të ekonomisë shqiptare”, tha Dhuka.

(Marrë nga ATSH)

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.