Muzhaqi: Shkëmbime rinore me Bashkimin për Mesdheun dhe Egjiptin

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi gjatë vizitës në Spanjë
zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun Nasser Kamel dhe Zv/Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun, John Paul Grech.


Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi gjatë vizitës në Barcelonë, Spanjë zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun Nasser Kamel dhe Zv/Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkimit për Mesdheun, John Paul Grech.

Muzhaqi zhvilloi gjithashtu një takim me delegacionin egjiptian, që drejtohej nga Zv/ministri i Rinisë dhe Sportit, Ismail Al-Far, së bashku me përfaqësues të tjerë qeveritarë dhe përfaqësi të organizatave rinore.

Bisedat u zhvilluan të dyja lidhur me mundësitë e bashkëpunimit me Bashkimin për Mesdheun, por edhe specifikisht me Egjiptin me fokus shkëmbimet rinore midis vendeve tona.

Ditën e djeshme Muzhaqi mori pjesë në takimin e Rinisë 2023, organizuar nga Bashkimi për Mesdheun, “Angazhimi rinor për një Mesdhe më të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës”, në Barcelonë, Spanjë.

“Përfshirja e vetë të rinjve në hartimin dhe vlerësimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë është një metodë që zhvillohet për herë të parë në Shqipëri dhe njëkohësisht na krijon mundësinë ne si politikbërës të krijojmë politika në përputhje me kërkesat dhe nevojat e të rinjve, dhe zhvillimet e vrullshme teknologjike”, tha Muzhaqi në fjalën e saj në takimin e Rinisë 2023.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.