Begaj me gazetarët: Besoni tek ideali i lirisë së shprehjes!

Presidenti Begaj mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në gazetari, organizuar nga UGSH


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj mori pjesë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në gazetari, një event i përvitshëm i organizuar nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

Në një mesazh të posaçëm drejtuar gazetarëve, Kreu i Shtetit theksoi rëndësinë e medias për riformësimin e shoqërisë dhe vështirësitë që hasin gjatë kryerjes së misionit për të thënë të vërtetën.

“Shpesh e kritikuar, shumë herë e nënçmuar dhe rrallëherë e vlerësuar drejt, puna juaj lidhet me besimin në një kauzë të lartë: informimin e paanshëm dhe sensin analitik për t’i dhënë kuptim jetës së përditshme shoqërore”, tha Begaj.

Presidenti Begaj inkurajoi komunitetin e gazetarëve në kryerjen e këtij misioni, duke iu garantuar mbështetjen e tij.

“Kjo kauzë kërkon njerëz profesionistë dhe idealistë, që besojnë te idealet e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësisë publike. Ndaj ju inkurajoj të mos dorëzoheni para vështirësive, sepse përkushtimi dhe guximi juaj për të përcjellë te publiku informacion të saktë dhe objektiv është kontribut për mirëqenien e shoqërisë. Ju duhet të ndiheni jo vetëm të inkurajuar, por dhe të sigurt në kryerjen e detyrës tuaj”, iu drejtua Begaj gazetarëve.

“Marr rastin të përsëris edhe një herë mbështetjen time maksimale për ju. Raste të dhunës fizike kundër gazetarëve duhet t’i përkasin një kapitulli të mbyllur, njësoj si rastet kur cenohet liria profesionale dhe e të shprehurit, nëpërmjet presioneve direkte apo indirekte”, tha Begaj.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj vlerësoi promovimin e shembujve të suksesit në gazetari, si modele për t’u ndjekur nga brezat e ardhshëm.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…