Meloni: Marrëveshja me Tiranën është një model edhe për vende të tjera të BE-së

Shqipëria do të bashkëpunojë me forcat e saj policore për sigurinë dhe mbikëqyrjen e jashtme të strukturave. ​


Ne kemi lidhur me Shqipërine një marëveshje historike, siç e keni edhe dëgjuar deklaroi kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni, në disa rrjete sociale.

”Marrëveshja me Tiranën për emigrantët parashikon që Shqipëria t’i japë Italisë mundësinë e përdorimit të disa zonave, nën juridiksionin italian, dy struktura ku do menaxhohen hyrjet, qëndrimi dhe ekzaminimi i roçedurave të azilit si dhe rikthimi në origjinë”, theksoi Meloni.

”Në një strukturë të parë portuale e cila gjendet në Shëngjin Italia do të krijojë një qendër pritjeje të parë ku do të ekzaminojë njohjen fizike , ndërsa në Gjadër do të trajtojë proçedurat e kthimit” shtoi ajo.

”Juridiksioni brenda tyre do të jetë tërësisht italian. Në qendra do të menaxhohen nga policia italiane, komisione azili tërësisht italiane siç ndodh në territorin tonë, duke përjashtuar gratë dhe fëmijët”, theksoi ajo.

Shqipëria do të bashkëpunojë me forcat e saj policore për sigurinë dhe mbikëqyrjen e jashtme të strukturave. ​

Ndër këto është kapaciteti, i kufizuar në 3 mijë persona në të njëjtën kohë në të dyja strukturat. Edhe nëse praktikat e pritjes dhe riatdhesimit do të vazhdonin me ritmin rekord të imagjinuar nga Meloni, vetëm 28 ditë për person në krahasim me muajt e përdorur sot, maksimumi 36 mijë persona në vit mund të kalonin tranzit përmes Shqipërisë, krahasuar me 145 mijë që zbarkuan në Itali në 2023.

”Unë e konsideroj këtë marëveshje një frymemarje të madhe europiane. Një marrëveshje që Shqipëria konfirmohet jo vetëm një mike e madhe e Italië, por edhe e Bashkimit Europian sado që nuk është antare e saj. Tirana na dha një zgjedhje që janë absolutisht në linjë me principet e bashkëpunimit dhe solidaritetit që janë baza e Bashkimit Europian.

Eshtë një marrëveshje historike qe mund të kthehet në një model. Një model pë vendet e tjera midis vendeve të BE-së dhe ato që nuk janë antarë. Unë jam krenare që ne dhe Shqipëria ishim të parët në këtë nismë”, theksoi Meloni.

(Marre nga ATSH)

Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë…