Rama: Mbi 14 mijë infermierë do të përfitojnë rritje page me buxhetin e ri
Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve
Në buxhetin e vitit 2024 është parashikuar rritje e pagave për 14 207 infermierë. Kështu shprehet kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri do ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë, ju uroj një të diel të mbarë”, shkroi kryeministri.
Sipas tij pagat e infermierëve do të rriten 15 mijë Lekë.
Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin para-universitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qendrore dhe vendore.
Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë./tvklan.al
MIRËMËNGJES ?
dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri do ketë rritje të pagave për 14.207 infermierë, ju uroj një të diel të mbarë?
Posted by Edi Rama on Saturday, November 11, 2023