Nga Roma, në Paris – Nga takimi me Melonin, tek ai me Macron
Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin e aktiviteve të javës që sapo lamë pas.
Kryeministri Edi Rama ndau sot fotoalbumin e aktiviteve të javës që sapo lamë pas.
Gjatë javës së shkuar kryeministri Edi Rama zhvilloi të hënën një vizitë zyrtare, në Itali, ku u mikprit në takim nga Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në zyrën e saj, në Palazzo Chigi, Romë.
Pas takimit mes tyre, Kryeministri Rama dhe Kryeministrja e Italisë Meloni dhanë një deklaratë për shtyp dhe më pas u nënshkrua Protokolli i bashkëpunimit, midis qeverisë së Republikës italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për fuqizimin e bashkëpunimit për çështjen e emigracionit.
Së bashku me Kryeministrin Rama në këtë vizitë ishin edhe disa prej ministrave të kabinetit qeveritar.
Të martën, Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë mori pjesë në Asamblenë e Zgjeruar të PS në Durrës, pjesë e një cikli takimesh, të cilat i paraprijnë Kongresit të Partisë Socialiste që do të mbahet në fillim të muajit dhjetor.
Gjatë kësaj jave, kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris.
Rama ishte në zyrat e UNESCO-s ku pati një takim edhe Drejtoren e Përgjithshme, Audrey Azoulay.
Në kuadër të edicionit të 6-të të Forumit të Paqes në Paris, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama morën pjesë në darkën zyrtare në Pallatin Élysée të shtruar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.