Balla takon kreun e Interpol: T’i hapim rrugë ekstradimeve të bosëve të krimit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpol, Jürgen Stock në në Lion të Francës.


Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpol, Jürgen Stock në në Lion të Francës.

Ministri Balla nga Franca thekson se ka ardhur koha ti hapet rrugë ekstradimeve të bosëve të krimit nga Dubai dhe Amerika Latine, duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë.

“Jam sot në Lion, në selinë e Interpolit, ku u takova me Sekretarin e Përgjithshëm Jurgen Stock dhe drejtuesit e tjerë të lartë të kësaj organizate, për të thelluar bashkëpunimin në gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare, në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike si dhe në forcimin e kapaciteteve të Policisë së Shtetit në përballjen me krimet kibernetike”, u shpreh Balla.

“Kemi tashmë një listë personash në kërkim nga drejtësia shqiptare për krime të rënda të cilët fshihen prej vitesh, siç janë një numër i caktuar personash në Emiratet e Bashkuara apo në Amerikën Latine, ndaj të cilëve sëbashku me Interpol na duhet t’i japim fund pandëshkueshmërisë. Ekstradimi i tyre drejt Shqipërisë duhet të realizohet sa më shpejt”, tha Balla.

“Shqipëria ka një histori të gjatë bashkëpunimi me Interpol, duke filluar që nga viti 1991, bashkëpunim ky që është rritur dhe forcuar ndër vite paralelisht me nevojën për t’iu përgjigjur me efikasitet kërcënimeve globale me të cilat përballet shoqëria jonë si terrorizmi, krimi i organizuar, korrupsioni, trafiku i lëndëve narkotike”, vijoi ai.

“Rrjetet kriminale janë në gjendje të trafikojnë drejt Shqipërisë, por dhe nga Shqipëria drejt Europës dhe sasi e lloje të ndryshme drogash, duke përfshirë kanabisin, kokainën, heroinën dhe metamfetaminën. E ndërsa kufijtë ndërkombëtarë bëhen gjithnjë e më të depërtueshëm, aksesi ndaj drogës dhe abuzimi në përdorimin e saj janë bërë gjithnjë e më të përhapura, veçanërisht ndaj të rinjve”, u shpreh Balla.

Sipas tij, “trafikimi i drogës shpesh shoqërohet me forma të tjera krimi, si pastrimi i parave ose korrupsioni. Rrugët e trafikimit mund të përdoren gjithashtu nga rrjetet kriminale për të transportuar produkte të tjera të paligjshme. E ndërsa kriminelët gjejnë mënyra gjithnjë e më kreative për të fshehur produktet e krimit dhe për t’iu shmangur drejtësisë, shkëmbimi i informacionit në kohë reale me Interpolin sa i përket personat të arratisur është thelbësore për gjurmimin, lokalizimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të individëve dhe grupeve kriminale”, vijoi Balla.

“Në takimin që zhvillova me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, pata mundësinë t’i shpreh atij vlerësimin për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Interpolit e strukturave tona të policisë dhe vullnetin vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të forcuar më tej bashkëpunimin me këtë organizatë në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike. Rezultatet mbresëlënëse të arritura deri më sot si rezultat i bashkëpunimit me Interpol, për lokalizimin dhe arrestimin e disa nga personave më të kërkuar nga drejtësia, do të thellohen edhe më tej në të ardhmen falë platformave multilaterale të bashkëpunimit të mundësuara nga kjo organizatë me të gjitha vendet ku strehohen trafikantë e grupe kriminale”, u shpreh Ministri i Brendshëm.

“Me mbështetjen e INTERPOL-it, synojmë gjithashtu të rrisim kapacitetin e Policisë së Shtetit për të parandaluar, zbuluar, hetuar dhe goditur krimet kibernetike, të cilat kanë një ndikim masiv ekonomik dhe social mbi qeveritë, bizneset dhe individët në mbarë botën”, përfundoi Balla.

Lexo më shumë nga

Vengu: Efektivët e Forcës Tokësore mesazhe urimi për Festat e Nëntorit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndarë sot disa mesazhe urimi nga efektivët e Forcës Tokësore me rastin e Festave…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Vengu: Efektivët e Forcës Tokësore mesazhe urimi për Festat e Nëntorit

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka ndarë sot disa mesazhe urimi nga efektivët e Forcës Tokësore me rastin e Festave…