Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes, Ibrahimaj: Do të fuqizojmë ekosistemin

Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, lançoi sot Javën Ndërkombëtare të Sipërmarrjes (GEW Albania),


Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, lançoi sot Javën Ndërkombëtare të Sipërmarrjes (GEW Albania), që do të ketë në fokus rritjen e ndërveprimit midis të gjithë aktorëve, rrjetëzimin, diversifikimin e financimeve alternative, fuqizimin e ekosistemit mbështetës, por mbi të gjitha transformimin e kulturës së të bërit biznes me qasje ndaj risive globale dhe krijimit të vlerës së shtuar për ekonominë.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se mbështetja dhe vëmendja e qeverisë është e pakushtëzuar ndaj sipërmarrjes novatore dhe përmirësimit të mjedisit ekonomik, përmes aksesit financiar me skemat e granteve, zhvillimit të kapaciteteve lehtësuesve, si dhe aftësimit të talenteve, duke i shërbyer një qëllimi primar, atij të rritjes së qëndrueshme ekonomike.

Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes, vuri në dukje ajo, do të shërbejë për të frymëzuar, motivuar, fuqizuar dhe krijuar lidhjet e duhura në fushën e sipërmarrjes, me mentorë, partnerë, ata që tashmë kanë një histori suksesi.


Më shumë se 500 pjesëmarrës do të kenë mundësi të njihen me histori frymëzuese, të zhvillojë diskutime kritike, të krijojnë rrjetëzim me profesionistë të shumë.

“Sot jemi më të dixhitalizuar se kurrë. Çdo ditë ka më shumë turistë në qytetet tona, por ne duhet të automatizojmë proceset tona për të menaxhuar fluksin, kantieret e ndërtimit janë kudo, por ndërtesat duhet të jenë më të zgjuara dhe më efikase në energji, qasja në tregjet e huaja është më e lehtë, por ne duhet të përgatitemi për të krijuar vlerë ekonomike për ata dhe m ë e rëndësishmja, njohuria duhet të drejtojë vendimmarrjen politike dhe private në mënyrë që të ndërtohet një ekonomi dhe shoqëri gjithnjë e më e zgjuar”, u shpreh Ibrahimaj.

E ardhmja jonë si një komb sipërmarrës, theksoi ajo, mbështetet në aftësinë tonë për të transformuar informacionin në njohuri dhe për të nxitur misionin afatgjatë kombëtar që do të transformojë ekonominë tonë gjatë dekadës së ardhshme.

“Në qendër të kësaj, ne duhet të vendosim talentin tonë, të ndërtojmë aftësitë tona dhe të fokusojmë burimet tona në transformimin e mënyrës se si krijojmë vlerë ekonomike për qytetarët tanë. Ne duhet të tregojmë lidership dhe modele funksionimi largpamës, për të ndihmuar individët, biznesin dhe sipërmarrësit të krijojnë vende pune cilësore dhe të ndërtojnë produkte dhe shërbime të vlefshme të përshtatshme për të ardhmen. Si mjet për të transmetuar këtë fryme, ne kemi zgjedhur Javen Globale të Sipërmarrjes. Ky është një eveniment që zhvillohet në mbarë botën gjatë nëntorit, duke qenë se ky muaj është cilësuar si muaji i sipërmarrjes”, u shpreh ministrja.

Në Shqipëri, numërohen rreth 127 mijë biznese aktive dhe ky numër ka vijuar të rritet vit pas viti. Pjesa më e madhe e bizneseve operojnë në sektorin e shërbimeve dhe janë kryesisht biznes i vogël, duke u ndjekur më pas nga sektori i tregtisë dhe ai i prodhimit.

Ndonëse në hapat e parë të zhvillimit të teknologjisë, e vijoi fjalën ministrja, Shqipëria ka shumë histori të suksesshme biznesi që na ndihmojnë ta bëjmë jetën tonë më të lehtë, qytetin tonë më të aksesueshëm dhe që po ndryshojmë filozofinë e të bërit biznes.

Shqipëria, nënvizoi Ibrahimaj, ka histori të suksesshme sipërmarrjesh të reja.

“Ndaj shpreh bindjen e plotë se do të kthehet në një vend akoma më shumë tërheqës për sipërmarrjen dhe ne do të vijojmë të punojmë për të fuqizuar ekosistemin, për të përsosur akoma më shumë kuadrin ligjor dhe për të garantuar mbështetje të vazhdueshme financiare. Misioni ynë është pikërisht zhvillimi i këtij vizioni”, deklaroi Ibrahimaj.

(Marrë nga ATSH)

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.