Hasani uron Cameron dhe Cleverly: Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar
David Cameron, ish-kryeministri britanik, u emërua sot Sekretari i ri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani i uroi sot suksese David Cameron në emërimin e tij si Sekretar i Shtetit për Punët e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit të Mbretërisë së Bashkuar.
Po ashtu Hasni shprehu urimet më të mira për James Cleverly në rolin e tij të ri si Sekretar i Brendshëm.
“Mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejshëm Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar, në çështje dypalëshe, shumëpalëshe, si dhe ato të sigurisë”, u shpreh ai.
David Cameron, ish-kryeministri britanik, u emërua sot Sekretari i ri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar.
Po ashtu, James Cleverly, i cili deri më tani mbante postin e ministrit të Jashtëm, është emëruar nga kryeministri Rishi Sunak sekretar i Brendshëm, pas shkarkimit të Suella Braverman.
Shkarkimi i Braverman është pjesë e një riorganizimi në shkallë të gjerë të qeverisë britanike, që përfshin pozicione të nivelit të lartë.