Hasani: Shqipëria, çmos për të përmbushur objektivat e vendosura nga BE

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani,, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Bruksel, ka marrë pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ministri Hasani konfirmoi përkushtimin e palëkundur të Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian, teksa nënvizoi se qeveria shqiptare po bën çmos për të përmbushur objektivat e vendosura nga BE.

“Raporti i javës së kaluar nga KE konfirmon angazhimin e BE ndaj rajonit. Nëse BE forcon rolin e saj global në promovimin e sundimit të ligjit, suksesi i saj në rajonin tonë është vendimtar. Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë një partner në tavolinë, për të diskutuar sfidat e përbashkëta të sigurisë. Kemi nevojë për më shumë akses në organet e BE, për të përballuar kërcënimet e sigurisë”, u shpreh kryediplomati shqiptar.

Në margjinat e takimit të ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor, Ministri Hasani zhvilloi takime me Ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares dhe Komisionerin e BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Lexo më shumë nga

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.