Hasani takim me Komisionerin Oliver Varhelyi
Hasani zhvilloi sot një takim me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, në margjinat e takimit të ministrave të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel.
Në një reagim në platformën X, Varhelyi u shpreh se Shqipëria, si një vend negociues, ka vazhduar të bëjë progres në reformat në lidhje me BE-në.
Ai nënvizoi se, synimi ynë është që deri në fund të këtij viti të hapim negociatat e anëtarësimit për Klasterin (grup-kapitullin) e parë.