“Parada e Shqiptarëve”, Totaj: Qytetarët e Prizrenit do t’i bashkohen festës së madhe në Tiranë!

Veliaj: Tirana i mirëpret të gjithë qytetarët e Prizrenit të festojmë së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë


Me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Tirana do të mirëpresë shqiptarët nga gjithë bota në Paradën e Shqiptarëve që do të mbahet më 28 Nëntor.

Ftesës së kryebashkiakut Erion Veliaj i është bashkuar dhe kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj i cili fton bashkëqytetarët e tij që të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar dhe të bëhen pjese e kësaj feste madhështore të shqiptarisë.

“Të nderuar bashkëqytetarë të Prizrenit. Këtë vit, 28 nëntor, Ditën e Flamurit, komunat dhe bashkitë e Unionit të Bashkive shqiptare në rajon do ta festojnë ndryshe.

Do të jetë një festë madhështore, me pjesëmarrje madhështore nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë duke përfshirë këtu nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Arbëreshët e Italisë si dhe nga të gjitha trevat e tjera.

Dhe ne qytetarët e Prizrenit do të duhet t’i bashkohemi kësaj feste të madhe, kësaj parade, e cila do të mbahet në sheshin e Tiranës.

Prandaj ju ftoj të gjithëve që keni mundësi të udhëtojmë për në Tiranë, me pjesëmarrjen tonë, ta zbukurojmë festën e Nëntorit, t’i japim hijeshi kryeqytetit shqiptar dhe të jemi kontribues në një promovim të vlerave tona.

Ju falenderoj për gatishmërinë dhe ju presim në Tiranë. Mos harroni të udhëtoni”, shprehet Totaj.

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi në rrjetet sociale.

“Faleminderit miku im, Shaqir Totaj! Tirana i mirëpret të gjithë qytetarët e Prizrenit të festojmë së bashku 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Paradën e Shqiptarëve më 28 Nëntor, ku do jemi 1 zemër kuq e zi”, shkruan Veliaj.

Faleminderit miku im, Shaqir Totaj! ??

Tirana i mirëpret të gjithë qytetarët e Prizrenit të festojmë së bashku 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ? në Paradën e Shqiptarëve më 28 Nëntor ??, ku do jemi 1 zemër kuq e zi.❤️?

Posted by Erion Veliaj on Tuesday, November 14, 2023

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.