Legjenda Lilian Thuram vlerëson Veliajn: Jeni një kryebashkiak i jashtëzakonshëm!

Erion Veliaj pret Kampionin e Botës me Francën: “Libri i tij, mesazh për të rinjtë, se sporti i bashkon njerëzit”


Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim legjendën e kombëtares franceze, Kampionin e Botës dhe të Europës, Lilian Thuram, i cili ndodhet në Shqipëri për të prezantuar librin e tij të përkthyer në shqip “Mendimi i bardhë”.

Ata diskutuan dhe shkëmbyen ide mbi nismat sportive dhe promovimin e luftës kundër racizmit.

“Jam në Tiranë për të prezantuar librin tim, i cili është pëkthyer në shqip, dhe shpresoj se do të ndryshojë mendësinë e njerëzve. Ndonjëherë njerëzit kanë paragjykime dhe nuk e kuptojnë se nga vijnë. Por, unë besoj se është gjithmonë e nevojshme ta njohim historinë, në mënyrë që të ecim përpara. Është një kënaqësi t’ju takoja, jeni një kryebashkiak i jashtëzakonshëm, shumë i aftë, dhe personi që e ka thënë këtë nuk është shqiptar. Pra, e thotë dikush që ka këndvështrimin e tij nga jashtë”, tha Lilian Thuram.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në Tiranë një kampion, një legjendë të vërtetë, si Lilian Thuram. Libri i tij, “Mendimi i bardhë”, është vërtet një nga dhuratat më të bukura që na vjen, në kontribut me Ambasadën Franceze. Shpresoj shumë që takimet që ai do të bëjë me grupet e të rinjve do të frymëzojë shumë të rinj, jo vetëm se Tirana është Qyteti Europian i Sportit, por edhe për të mbjellë idenë e bashkimit dhe të sportit, si një kontribues në bashkimin, në lidhjen mes racave dhe kombeve. Jam vërtet shumë krenar për punën tënde, të falenderoj me gjithë zemër që ke vënë në dispozicion një javë të tërë në Tiranë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë vlerësoi nismat e kampionit të botës kundër racizmit, veçanërisht në një moment kur në Europë po diskutohet gjithnjë e më shumë për rritjen e frymës së ksenofobisë.

“Mezi pres që të inkurajosh djemtë dhe vajzat tona, për të kuptuar që sporti është patjetër i dobishëm për një shëndet dhe për një fizik të shëndoshë, po është mbi të gjitha për mentalitetin fitues dhe për një lojë në skuadër, për të cilën kemi shumë nevojë sot. Të falenderoj shumë, sidomos në kontekstin ku në Europë po diskutohet shumë dhe ka një frymë të ksenofobisë dhe të racizmit. Madje, edhe në Shqipëri ka pasur një debat për pritjen e emigrantëve, kur ne vetë kemi qenë një komb emigrant. Nuk mund të kishte një moment më të mirë për këto mesazhe fantastike”, theksoi Veliaj.

Lilian Thuram është një legjendë e futbollit me karrierë të pasur dhe me ndikim edhe jashtë fushe. Ai ka fituar Kupën e Botës me kombëtaren franceze në vitin 1998 dhe ka luajtur një rol kyç në suksesin e tyre. Pas përfundimit të karrierës së tij futbollistike, Thuram është angazhuar në aktivitete bamirësie dhe ka ngritur zërin e tij për drejtësi dhe barazi shoqërore.

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…