Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s
Hasani përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka falenderuar shtetet anëtare që votuan Shqipërinë.
Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027. Lajmin e bëri të ditur Igli Hasani, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Hasani përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka falenderuar shtetet anëtare që votuan Shqipërinë.
“Një lajm i shkëlqyer vjen nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027. Falënderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit”, shkruan Hasani.
“Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë. Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer”, përfundon Hasani.