“Çmimi i Mirënjohjes UET” për kryetaren e Autoritetit të Dosjeve, Dr. Gentiana Sula

Ky çmim i akordohet për kontributin e saj në ndërtimin e një institucioni modern si AIDSSH


Universiteti Evropian i Tiranës me propozim të Fakultetit të Shkencave Juridike, Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare akordoi “Çmimin e Mirënjohjes UET” për Kryetaren e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Dr. Gentiana Mara Sula.

Ky çmim i akordohet “Për kontributin e saj në ndërtimin e një institucioni modern, efikas dhe kritik, në ndërgjegjësimin e padrejtësive të së shkuarës në Shqipëri, në ruajtjen e kujtesës kolektive dhe të unitetit kombëtar, përmes promovimit të të drejtave të njeriut, demokracisë, kulturës së transparencës dhe llogaridhënies.”

Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit është një hap i madh në drejtim të zbardhjes së kaluarës komuniste të vendit.

Presidenti i Universitetit, Prof. Asoc. Dr.Selami Xhepa, e cilësoi kontributin e znj.Gentiana Sulës, si drejtuese e parë në historinë ende të re të Autoritetit, si shndërrues, transparent edhe demokratik. 

Historitë e vjetra nuk duhet të bëhen pengesë të së ardhmes. Jemi  ende vendi që nxjerr sot, pas 30 vjetësh, ca copa letrash në media për të demaskuar njerëz dhe këtë e bëjmë në mënyrë diskriminuese. Por nuk është ky qëllimi i shoqërisë. Qëllimi i shoqërisë është të  pastrojë vetveten dhe të shoh nga e ardhmja.

Kryetarja e Autoritetit, Dr. Gentiana Sula tha : “Ju falënderoj thellësisht për nderimin që i bëtë punës së madhe për një qasje të papenguar në dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit.  Puna ime nuk është një punë e vetmuar, por e një grupi përherë në rritje e gjeneratave të larmishme, që është bërë pjesë e reflektimit shoqëror mbi diktaturën komuniste, dënimit të krimeve te komunizmit dhe nderimit për përpjekjet e pareshtura për demokraci e paqe shoqërore.

Sigurimi pothuajse 5 dekada kontrolloi në qelizë, jetën e çdo shqiptari, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim ruajtjen e  pushtetit të një klike, përmes terrorit, mbikëqyrjes dhe përndjekjes. Gradualisht, por çdo dite po gjejnë përgjigje pyetjet që mbanin pezull vetëreflektimin shoqëror, për një jetë me të drejta njerëzore, për një shoqëri më demokratike, për një mjedis shoqëror në paqe e harmoni mes vetit

Prof. Asoc. Dr. Nevila Nika foli për punën e kujdesshme dhe delikate bërë më shumë ndjeshmëri dhe përkushtim nga kryetarja Sula me dokumentet e arkivës dhe integrimi i tyre në procesin e kujtesës historike.

  1. Seit Petrela, supet e të cilit mbajnë një histori të dhimbshme përndjekjeje, vlerësoi transparencën dhe komunikimin njerëzor me të cilin Autoritetit ka trajtuar historinë e familjes se tij dhe të njerëzve si ai: “Trokitëm në një derë që na u hap dhe na dëgjoi. Puna e saj për të bërë të njohur historinë e kampit të internimit Tepelenë dhe përpjekjet për të çuar përpara procesin e dëmshpërblimit janë vetëm një pjesë e punës. Ajo që për mua mbetet më e rëndësishme është vlera që ajo pak tek ne, ajo identitare, historike dhe njerëzore.”
  2. Simon Mirakaj, vlerësoi punën profesionale të kryetares në drejtim të Autoriteti: “Hapja e këtij Autoritetit është më shumë rëndësi për purifikimin e shpirtit. Ne jemi dëshmitarë që gjatë këtyre viteve kemi dëgjuar akuza vend e pavend për njërit tjetrit ndaj krijimi i këtij institucioni i ka dhënë fund atyre akuzave.”

Autoriteti për Informimi mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit po punon në ndërgjegjësimin për padrejtësitë e së shkuarës dhe promovimin e kulturës së të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Shqipëri. Duke i bërë publike dosjet AIDSSh kontribuon në drejtim të transparencës që krimet e së shkuarës të mos fshihen nën qilim apo të harrohen duke promovuar themelimin  e një kulture llogaridhënieje me qëllim parandalimin që abuzime të ngjashme të mosndodhin në të ardhmen.

AIDSSh-së synon krijimin e një hapësire dialogu dhe mirëkuptimi mes grupeve të ndryshme të shoqërisë shqiptare me qëllim promovimin e ndjenjës së unitetit kombëtar dhe krijimit të një shoqërie më demokratike dhe më të drejtë.

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.