Marrëveshja me FAO-n, Denaj: 7.5 milionë dollarë për zgjidhje inovative në bujqësi

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nënshkroi sot një marrëveshje kuadër me drejtuesin rajonal të FAO, Raimund Jehle.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nënshkroi sot një marrëveshje kuadër me drejtuesin rajonal të FAO, Raimund Jehle.

Ministrja Denaj bëri të ditur se marrëveshja kuadër mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe FAO është e bazuar në një program, i cili deri në vitin 2026 do të mbështesë sektorin me 7.5 milionë dollarë, duke integruar në bujqësi zgjidhjet inovative që nxisin zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, të kujdesshëm me mjedisin dhe gjithëpërfshirës nga ana sociale në zonat rurale të vendit.

Ministrja Denaj theksoi se një nga kulturat që do të mbështetet është gështenja e Tropojës, me qëllim ndërtimin një marke gjeografike cilësie.

“Për kultivuesit e gështenjës në Tropojë do të nisim në terren zbatimin e një projekti me objektiv ndërtimin e një zinxhiri vlere funksional që prek të gjitha hapat si mbrojtja nga dëmtuesit, vjelja, ruajtja, përpunimi dhe tregtimi i gështenjës me qëllim ndërtimin një marke gjeografike cilësie”, u shpreh ministrja.

Ajo po ashtu foli për një plan të strukturuar për fuqizimin e tre produkteve të tjera thelbësore në zinxhirin e vlerës.

“Kemi një plan të strukturuar për fuqizimin e tre produkteve të tjera thelbësore në zinxhirin e vlerës: bimët medicinale në Delvinë, mjaltin në Dibër dhe shafranin në Shkodër. Jam besimplotë për rrugën që kemi përpara dhe besoj se, së bashku me FAO, do të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme për prodhuesit shqiptarë”, deklaroi ministrja Denaj. (ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…