Siguria ushqimore, AKU merr pjesë në trajnimin e organizuar nga EFSA
Përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit morën pjesë në takim treditor “Shkolla e Vjeshtës 2023”, organizuar nga EFSA
Përfaqësues nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit morën pjesë në takim treditor “Shkolla e Vjeshtës 2023”, organizuar nga EFSA (Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore) në bashkëpunim me HAPIH (Agjencia kroate për Bujqësinë dhe Ushqimin), që u zhvillua në Osijek të Kroacisë.
Ky aktivitet kishte për qëllim ndërtimin e kapaciteteve për vlerësuesit dhe komunikuesit e riskut nga vendet që janë përftuese të IPA (instrument ndihmës për vendet paraaderuese në BE).
Gjatë ditëve të zhvillimit të këtij aktiviteti, u kryen prezantime nga ekspertët e EFSA-s për mundësitë dhe trajnimet që ajo ofron në lidhje me qasjen globale “One Health”, “Një shëndet”, diskutime mbi cilësinë ushqimore, trajtimet e rasteve dhe rezistencën antimikrobiale të tyre, parametrat që duhet të plotësojnë dhe normat e lejuara nga BE për tregues specifik që përmbajnë ushqimet dhe nuk cenojnë shëndetin e konsumatorit.
Gjithashtu trajnimi diskutoi mbi hapat proceduralë mbi vlerësimin e riskut, monitorimin e të dhënave zoonotike dhe kimike të ushqimeve, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore sipas standardeve më të mira.
Vëmendja u përqendrua edhe te komunikimi i riskut në aspektet psikosociale të konsumatorëve, qasja e audiencës në komunikimin e krizave ushqimore etj., njoftoi AKU.
Marrë nga ATSH