Mete: Të ardhurat në buxhet gjatë 10-mujorit, 530.6 miliardë lekë
Një rritje prej 54.49 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete deklaroi sot se të ardhurat e mbledhura në buxhet gjatë 10-mujorit të këtij vitit rezultojnë 530.6 miliardë lekë, me një rritje prej 54.49 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
“Vijon ecuria pozitive e ekonomisë. Të ardhurat totale për 10-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 530.6 miliardë lekë, ose 99.6% e planit të së njëjtës periudhë. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 54.49 miliardë lekë ose +11.4% më shumë”, u shpreh ministri.
Nga ana tjetër, Mete bëri të ditur se shpenzimet e përgjithshme publike arritën 482.5 miliardë lekë, nga 465.7 miliardë lekë që ishin në 10-mujorin e 2023-shit.