Wisner takim me Alumni nga rajoni: Kontribuoni për integrimin euroatlantik të Ballkanit Perëndimor
Projekti i Alumni-t të rajonit është pjesë e Fondit të Inovacionit për Angazhimin e Alumni-t të Departamentit të Shtetit për vitin 2023.
Përfaqësues nga Ballkani Perëndimor të Shoqatave të ish-Pjesëmarrësve (Alumni) në Programet e Departamentit të Shtetit të SHBA u mblodhën në Tiranë për një shkëmbim rajonal dyditor të organizuar nga Albanian U.S. Alumni Association (AUSA).
Gjatë një pritjeje prezantuese në nisje të aktivitetit dyditor, i Ngarkuari me Punë i SHBA-së në Tiranë, David Wisner mirëpriti Alumni-t nga rajoni dhe i nxiti të përdorin kohën e shpenzuar dhe marrëdhëniet e ndërtuara në Shtetet e Bashkuara për të dhënë ndihmesën e tyre në çuarjen përpara të integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.
Projekti i Alumni-t të rajonit është pjesë e Fondit të Inovacionit për Angazhimin e Alumni-t të Departamentit të Shtetit për vitin 2023.