“The Guardian”: Banjat e Bënjës mes nëntë ujërave termale më terheqëse natyrore në Evropë

E përditshmja britanike: Banjat termale të Bënjës në jug të Shqipërisë janë një perlë e vërtetë.


Kabinat e saunave në plazhe dhe banjat termale luksoze në terrene janë ndër vendet që udhëtarët dëshirojnë për t’u çlodhur, shkruan në një artikull e përditshmja britanike “The Guardian”.

Banjat e Bënjës të Shqipërisë janë renditur mes nëntë ujërave termale më terheqëse natyrore në Evropë.

Pafundësia e kaltër, Shqipëria

Banjat termale të Bënjës në jug të Shqipërisë janë një perlë e vërtetë.

Ujërat termale të Bënjës, te cilat njihen si Banjat Termale të Bënjës ndodhen 14 km larg qytetit te Përmetit.

Banjat termale ndodhen pranë lumit Langaricë, një degë e lumit të Vjosës, një nga lumenjtë e fundit me rrjedhje të lirë të Evropës.

Vizitorët mund ta kalojnë ditën duke u zhytur në burimet natyrore dhe duke u mbuluar me baltën e pasur me squfur, e cila thuhet se ka veti terapeutike.

Gjithashtu, vizitorët mund të shijojnë madhështinë e luginës, urën e saj të lashtë prej guri dhe pafundësinë e kaltërt të qiellit shqiptar.

Media britanike “The Guardian” ka publikuar nëntë burimet termale më të bukura natyrore në disa vende të botës:

  1. Ujërat termale të Bënjës, Shqipëri
  2. Ujërat termale në Edipsos, Greqi
  3. Ujërat termale në liqenin Garda, Itali
  4. Ujërat termale në “Salt and Ember”, Irlandë
  5. Ujërat termale “Széchenyi”, Budapest
  6. Ujërat termale në plazhin Porth Tyn Tywyn
  7. Ujërat termale në “Caldea spa”, Andorra
  8. Ujërat termale në “Moseltherme”, në Traben-Trarbach, Gjermani
  9. Ujërat termale në “Cieplice Śląskie-Zdrój”, Poloni

(Marrë nga ATSH)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…