Nisma “Qyteti si pëlhurë”, Rama: Shkodra merr ngjyra çdo ditë
Artistët e muraleve në Shkodër e shumë nxënës nga shkollat 9-vjeçare kanë punuar së bashku për realizimin e kësaj nisme, mundësuar nga bashkia Shkodër.
“Qyteti si pëlhurë” titullohet nisma për të rijetësuar godinat e vjetra të Shkodrës.
Artistët e muraleve në Shkodër e shumë nxënës nga shkollat 9-vjeçare kanë punuar së bashku për realizimin e kësaj nisme, mundësuar nga bashkia Shkodër.
Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale momente nga puna që po kryhet për rijetësimin e kësaj godine.
Rama tha se “Shkodra merr ngjyra çdo ditë, ku siç e shihni në këto pamje, artistë, nxënës e qytetarë, me dashurinë për qytetin kanë marrë furçat dhe penelat, për t’i dhënë jetë godinave të vjetra”.
Ish-Thertorja pranë Urës së Bunës është objekti i parë që po gjallërohet plot ngjyra me motive tradicionale.
Bashkia e Shkodrës po kryen një sërë investimesh në qytet si rikonstruksioni i rrugëve, vendosja e ndriçimit LED, vendosja e konteinerëve për mbeturinat, etj.
Shkodra tërheq një numër të lartë turistësh gjatë gjithë stinëve të vitit, për të shijuar plazhet e Velipojës dhe sitet kulturore, ushqimin fantastik dhe natyrën e pashoqe.