“Të Parat” e Neda Ballukut, gratë dhe vajzat që thyen çdo barrierë!

Me një stil të personalizuar, Neda ofron këndvështrimin e saj për heroinat që ajo ka përzgjedhur te “Të Parat”


Nga Dash Frashëri

“Të Parat”

Neda Balluku prezantohet para lexuesve në Panairin e 26-të të Librit, me një botim shumë interesant, “Të parat”, një libër publicistik për fëmijë dhe adolishentë,  duke sjellë portretet e disa prej grave më me ndikim në historinë e kaluar dhe moderne të Shqipërisë. Libri i Ballukut erdhi në në panair nën logon e një shtëpie botimi prestigjioze si “Botimet Dudaj”.

Në këto skica që gienden tek “Të parat”, janë vizatuar mjeshtërisht nga Flori Zerja duke i qëndruar besnik në maksimum…

Posted by Neda Balluku on Friday, November 10, 2023

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Neda Balluku (@nedaballuku)

Me një stil të personalizuar dhe shume konciz, Neda iu ofron dashamirësve të librit këndvështrimin e saj për heroinat që ajo ka përzgjedhur nga fusha dhe me begraund e kontribut të ndryshëm, por që kanë lënë gjurmë me veprat e tyre.

“Rallëherë gjejmë vepra të kushtuara forcës, vullnetit, dhe këmbënguljes së fëmijëve dhe adoleshentëve, detaje që autorja i sjell me sukses në këtë narrative mbi gjashtëmbëdhjetë gra që thyen çdo barrierë dhe u bënë vetvetja. Këto gra kan shkruar historinë e tyre dhe janë bërë kështu pjesë e historisë sonë. Mos humbisni këtë lexim mbi një rrugëtim drejt versionit më të mirë të vetes”, shkruan Libraria më e famshme e kryeqytetit, “Adrion”, e cila organizoi edhe një takim promovues me shkrimtaren e re, Neda Balluku.

Mbi gjashtëmbëdhjetë gra që thyen çdo barrierë dhe u bënë vetvetja. Shënjuan me gërma të arta emrin e tyre në kujtesën historike.

“Këto vajza e gra, janë bërë bashkë në faqet e këtij libri, kanë bashkuar emrin e historinë e tyre, për të frymëzuar këdo që kalon këto rreshta nëpër duar”, shkruan Balluku në faqen e saj në Facebook.

Nedën – tashmë, nënë e tre fëmiëve – e njoh prej disa vitesh virtualisht, personazh simpatik i shtëpisë së famshme “Big Brother”, opinoniste në shoun televiziv “Përputhen” në televizionin kombëtar Top Channel. Filozofe në karakter, ajo është një pikë e qartë referimi e modelit të femrës moderne dhe të suksesshme shqiptare.

 

Si botues i “Tirana Diplomat” isha kurioz ta takoja nga afër në stendën e “Botimeve Dudaj”. Përtej përgëzimit, dëshiroja ta kisha një fotokujtim, me një nga shkrimtaret e reja, por me një të ardhme të ndritur në fushën e letrave. Më mirëpriti me atë buzëqeshjen e saj tipike, ku reflektohet në fakt dituria e saj. Bota e saj. Ëndrrat e saj.

Por, unë nuk jam i vetmi që pozoj me shkrimaren Balluku. Shikoni këtë super foto. Neda me studentë të gjuhës shqipe.

 

DISA NGA PORTRETET

Kjo grua është  Xhanfise Keko. Dashuria që iu ngjiz për filmin dhe kinemanë, ngjet me historinë e filmit Cinema Paradiso. A e dini ju që ajo ka fituar çmime të rëndësishëm në Festivalin e Filmit Giffoni? A e dini se ishte një nga shtatë themeluesit e Kinostudios “Shqipëria e Re”?

Kjo grua quhet Sabiha Kasimati. Ka ndërruar jetë vetëm 39 vjeç. Është shkencëtarja e parë shqiptare grua. Ihtologia e parë shqiptare. Një moment të karrierës publikoi studimin e saj për gjallesat e ujërave shqiptare. I hoqën autorësinë dhe publikimit i vunë emrin e tre studiuesve të tjerë. Burra. Ishte rebele dhe mendjehapur. Sabihanë e vranë. Bashkë me intelektualë të tjerë të vendit tonë.

Kjo grua është kampionia më e madhe e volejbollit shqiptar për femra, Ela Tase. Një figurë frymëzuese është shumë pak për t’u thënë për të. Bëri “Dinamon” yll të jashtëzakonshëm arritjesh e medaljesh në arenën evropiane. Kombëtaren shqiptare me arritje historike. Shëmbëlltyre e punës dhe disiplinës. Tridhjetë trofe të fituara. Gruaja që ktheu të pamundurën në të mundur.

Kjo zonjë është Tefta Radi. Pas shkollës së lartë e caktuan mësuese në rrethin e Pukës. Si shumë mësues, jetonte në bodrumet e pallateve, megjithatë e çoi atë mision deri në fund me nder e dinjitet. Ishte folëse lajmesh, por edhe gazetare. Është ikonë e brezit tim. Momenti i saj profesional më i vështirë, është mostransmetimi i intervistës së realizuar me Nënë Terezën. Nuk është larguar ende vërtetë nga gazetaria.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…