Rama: Mbështetje idesë së organizimit të Lojërave të Evropës Juglindore

Kreu i qeverisë mbështet idenë e organizimit të Lojërave të Evropës Juglindore, propozuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).


Dy delegacionet e kryesive olimpike të Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës u pritën në një takim të nivelit të lartë me kryeministrin Edi Rama dhe Zv/ministrin e Sportit, Endrit Hoxha, njoftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Kreu i qeverisë deklaroi se po mbështet me vendosmëri idenë e organizimit të Lojërave të Evropës Juglindore, propozuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

Ditën e djeshme në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH) është firmosur Memorandumi i bashkëpunimit me Presidentin e Komitetit Olimpik të Bosnjë- Hercegovinës.

Delegacioni kryesohej nga Presidenti i Komitetit Olimpik të Bosnjë-Hercegovinës, Izet Rodo, zv/presidenti Marijan Kvesic dhe Sekretari i Përgjithshëm, Said Fazlagic.

Bashkëpunimi konsiston në zhvillimin organizativ, gjenerimin e burimeve, krijimin dhe zhvillimin e strategjisë, shkëmbimeve të njohurive lidhur me programet e edukimit, trajnimit dhe zhvillimit të cilësisë sportive në vend duke vënë theksin tek sportet dimërore , implementimit të praktikave më të mira sportive dhe zhvillim të kampeve të përbashkëta trajnimi për sportistët.

Gjatë takimit u bë edhe një prezantim i gjithë punës që KOKSH ka bërë ndër vite dhe deri më sot me risitë më të fundit edhe në teknologji.

Krerët e delegacionit vlerësuan KOKSH-it për idenë e bashkëpunimit për sportet dimërore.

Presidenti i KOKSH-it, Fidel Ylli bëri një falënderim të veçantë për delegacionin dhe presidentin e Komitetit Olimpik të Bosnjë-Hercegovinës që vinin për herë të parë në vendin tonë dhe në ambientet e reja të KOKSH.

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Autoriteti i Dosjeve: Fati i themeluesve të shtetit shqiptar

Firmëtarët e Pavarësisë të cilët nënshkruan lirinë, përjetuan dhunën dhe persekutimin më të egër.