Veliaj pret kryebashkiakët e Veronës dhe Viçencës: “EcoTirana”, pastrim edhe në periferi

Kryebashkiaku i Veronës, Damiano Tommasi, u shpreh i lumtur që bashkëpunimi me Tiranën do të vazhdojë.


Veliaj pret kryetarët e bashkive të Veronës dhe Viçencës, zgjerohet bashkëpunimi për pastrimin e Tiranës:

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti të martën, në 21 nëntor, kryetarët e bashkive të Veronës, Damiano Tommasi, dhe të Viçencës, Giacomo Possamai. Vizita e tyre pason miratimin e vendimit nga Këshilli Bashkiak i Tiranës për zgjerimin e bashkëpunimit mes tre qyteteve për pastrimin dhe mbledhjen e mbetjeve në Tiranë, përmes kompanisë publike “EcoTirana”, e cila tashmë do të mbulojë me shërbim jo vetëm zonën qendrore, por edhe periferinë.

Me zgjerimin e mbulimit të saj, kompania “EcoTirana” do t’u shërbejë më shumë se një milion banorëve. “Është një kënaqësi e jashtëzakonshme të kemi në Tiranë dy miq, dy kryetarë bashkie, dhe dy njerëz që e duan Shqipërinë, që e duan raportin e veçantë mes Shqipërisë dhe Italisë, Damianon dhe Giacomon, kryetarin e Bashkisë së Veronës dhe kryetarin e Bashkisë së Vicenzës, të cilët janë gjithashtu edhe ortakët tanë në një nga eksperiencat më të bukura që kemi pasur mes dy vendeve tona, siç është pastrimi i qytetit të Tiranës. Këshilli Bashkiak i Tiranës sapo mori vendimin që ne ta zgjerojmë zonën e pastrimit, nga qendra drejt Tiranës metropolitane, duke përfshirë edhe fshatin dhe lagjet e periferisë. Pra, kompania jonë e përbashkët publike, “EcoTirana”, duke filluar nga viti tjetër, do ta zgjerojë veprimtarinë e saj cep e më cep të Tiranës”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se mes tre bashkive po shihet që bashkëpunimi të shtrihet edhe në fusha të tjera, si në transport dhe energji. “Kemi ambicie për të bërë më shume, edhe për transportin dhe energjinë. Bashkëpunimi ynë është një Partneritet Publik-Publik, që përfaqësohet nga dy bashkitë e Veronës dhe Vicenzës nga Italia, dhe Bashkia e Tiranës. Mezi pres që këtë punë fantastike, që kemi nisur ta çojmë më tej, ta zgjerojmë, dhe të jemi të dobishëm edhe për qytetet e tjera”, shtoi Veliaj.

Kryebashkiaku i Veronës, Damiano Tommasi, u shpreh i lumtur që bashkëpunimi me Tiranën do të vazhdojë. “Qyteti i Veronës ka një pakt miqësie me qytetin e Tiranës, i cili zgjat prej vitit 2015. Unë jam kryebashkiak prej, pak a shumë një viti e gjysmë, dhe konfirmoj dëshirën për ta çuar përpara këtë bashkëpunim, së bashku me qytetin e Viçenzën, me të cilën kemi bashkuar forcat dy vite e gjysmë më parë. Po përballemi me këtë vizion ndërkombëtar të qyteteve tona dhe të shërbimeve që ofrojmë, “të infektuar” nga entuziazmi i Tiranës për bashkëpunim mes qyteteve dhe nga dëshira për të bashkuar dy vendet tona. Kemi përpara edhe 4 vite për ta forcuar këtë bashkëpunim: E shohim vërtet si një sfidë që mund të sjellë shumë të mira për ne dhe qytetarët e Tiranës”, u shpreh Tommasi.

“E shoh me interes këtë eksperiencë, që është një Partneritet Publik-Publik, e kësisoj ideja se dy bashki italiane, në këtë rast përmes një shoqërie me agjendë publike, së bashku me Bashkinë e Tiranës, mund të sjellin këtu eksperiencën tonë. Ky aktivitet ka gjeneruar një agjendë, e cila po funksionon në mënyrë të shkëlqyer dhe që krijon mundësi për investime publike. Është një sinjal i rëndësishëm në dy aspekte: së pari, për raportin historik mes Italisë dhe Shqipërisë, për Paktin e Miqësisë, që nuk lidhet vetëm mes qyteteve, por edhe mes dy vendeve tona; së dyti, mendoj se është i rëndësishëm që ky investim shkon për një sektor kyç si është mjedisi”, tha Possamai.

Dy kryebashkiakët italianë patën mundësinë të takohen edhe me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci.

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produkte lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi tregun e gjelave në Baldushk, një zonë e njohur për rritjen e…