Rama: Të procedohet sa më shpejt aplikimi për bazën e NATO-s në Porto Romano

Kryeministri Edi Rama në Shkup, ku u mbajt takimi i liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore


Kryeministri Edi Rama kërkoi sot nga Shkupi, ku u mbajt takimi i liderëve të pesë vendeve anëtare të NATO-s nga Europa Juglindore, që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt.

Në një konferencë e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, kryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Millojko Spajiç, Rama u shpreh se, “ne besojmë shumë që çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën strategjike të një investimi të tillë jo thjesht për Shqipërinë, as thjesht për krejt rajonin tonë, por edhe për vetë NATO-n, e cila do të fitojë një tjetër akses të shpejtë në këtë anë të Evropës për çdo rast dhe për qëllimet strategjike të mbrojtjes së përbashkët”.


Kreu i qeverisë gjithashtu nënvizoi se, “Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024 edhe objektivin e financimit të mbrojtjes me 2%, siç është shtruar nga tryeza e NATO-s për të gjitha vendet anëtare dhe ne do të vazhdojmë të jemi shumë të angazhuar dhe shumë të përkushtuar për të forcuar kapacitetet tona për të rritur eficiencën e Forcave tona të Armatosura dhe njëkohësisht mbetemi në frontin e vendeve të NATO-s, një anëtar i përgjegjshëm dhe i palëkundur në të gjitha sfidat e përbashkëta”.

Lexo më shumë nga

Manastirliu: Mbi 2100 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi ndryshe në shkolla

Mbi 2100 mësues ndihmës në të gjithë vendin ofrojnë çdo ditë mbështetje të drejtpërdrejtë për fëmijët me aftësi ndryshe.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Manastirliu: Mbi 2100 mësues ndihmës për fëmijët me aftësi ndryshe në shkolla

Mbi 2100 mësues ndihmës në të gjithë vendin ofrojnë çdo ditë mbështetje të drejtpërdrejtë për fëmijët me aftësi ndryshe.