Gëzim Kabashi prezanton librin “Me Artistët e Qytetit”

I katërti i Kabashëve për protogonistët e artit durrsak


Nga BUJAR QESJA, Mjeshtër i Madh

Iu përgjigja ftesës, që më erdhi nga shkrimtarja dhe moderatorja e njohur Teuta Dhima.


(Shkrimtarja dhe moderatorja Teuta Dhima)

-Mirmbrëma mjeshtër! Një ftesë për ty!

E respektova maksimalisht këtë ftesë edhe për arsyjen e thjeshtë. Kam ndjeshmëri të pazakontë kur flitet për Durrësin, për njerëzit e tij, pasi edhe jeta ime është e lidhur me këtë qytet, nga sekonda e parë e frymëmarrjes, e deri kur ta ketë taksur i Madhi.


(Teuta Dhima dhe autori i librit Gëzim Kabashi)

Se kam lexuar librin. Tani u bë i njohur. Sigurisht që do të tentoj të njihem me përmbajtjen e tij, por kjo nuk më pengoi të çaja rrebeshin e shiut të pazakontë, vetëm me një pelerinë hedhur krahëve, për të shkelur hollin e teatrit.

(Gazetari dhe autori i librit “Me Artistët e Qytetit” Gëzim Kabashi)

Në hyrjen e “A. Moisiut”, hyrje që e kam prekur sapo mbusha 14 vjeç, pasi në vitin 1965 edhe filloi jetën artistike, ishin vendosur ndjekësit e përurimit të librit të Gëzim Kabashit “Me Artistët e Qytetit”. Kabashi ka përmbledhur në një botim, punën pasionante të kryer në 20 vite dhe nga sot e bën pronë të qytetit. Më erdhi mirë, se pashë dhe takova durrsakë të hershëm që i pata “harruar”. Nga ky këndvështrim, libri i Kabashit mori të tjera pluse.

Diçka mësova nga rrëfimet në të folur, të gazetarit dhe operatorit të njohur Astrit Tahiri, aktores së humorit Aishe Stari, piktores Ermiona Nako, gazetares Vali Qyrfyçi, skulptorit Qazim Kërtusha etj. se “ Me Artistët e Qytetit”, kemi fituar një krijim me vlera të realizuar mjeshtërisht, nga pena e sprovuar e durrsakut krijues Gëzim Kabashi.

Vetë nga Gëzimi dëgjova se janë 50 portrete, të shkruara në vite dhe këtu në këtë libër bashkohen së bashku, duke tentuar të përcaktohen pozicione të shkëputura për t’u lidhur në një, e që konsiderohet me të drejtë ndihmesë në njohjen e artit durrsak.


(Gazetari Bujar Qesja, duke ndjekur promovimin e librit “Me Artistët e Qytetit” të autorit Gëzim Kabashi)

Ky art me aktorët, regjisorët dhe shkrimtarët si Gjergj Vlashi, historianë, studiues dhe arkeologë si Vangjel Toçi, skulptorë si Qazim Kërtusha, artistë si Aishe Stari, instrumentisë si Dash Hoxha,e kështu deri tek numuri 50, ka formatimin e vet më të arrirë.

Lihet të kuptohet, që Kabashi nuk do të ndalet këtu, por ka në plan ta vazhdojë këtë seri botimesh, duke pretenduar me të drejtë, kjo e thënë nga ana e jonë, për t’u trajtuar si nga ngacmimet më serioze të ndihmesës së dhënë, në njohjen dhe publikimin e artit të famshëm të krijuar në vite në Durrës.
22 nëntor 2023. Kolegu dhe miku im i hershëm Gëzim Kabashi, vëllai i të mirnjohurve Kabashë të familjes së origjinës si inxhinjeri Sali Kabashi, mësuesi Kujtim Kabashi, e artisti i skenës Mirush Kabashi, është në ditën e prekjes së artit të tij në formën e botimeve kësisoj. Nga natyra shumë modest, Kabashi e trajtoi librin, si shans që i dhanë artistët, frymëzimit dhe hulimtimeve të tij.

Sido që ta trajtosh, “Me Artisët e Qytetit” jeta kulturore e Durrësit provokohet jo pak si nxitje në fushën e botimeve, ndërsa durrsakët me siguri gëzohen kur bëhet fjalë, për ata që i dhanë nder dhe krenari historisë së kulturës dhe artit të tyre.


(Mjeshtri i fotografisë, i palodhuri dhe pasionanti Gëzim Domi)

Ky libër tregon gjithashtu, etjen e madhe të njerëzve për të prekur heronjtë e tyre të kulturës, me ata që jetojnë dhe të ndarë nga jeta. Janë të lidhur së bashku si hallkat e një zinxhiri. Gëzim Kabashi i kujton, i nderon, i respekton dhe ua çfaq të gjitha vlerat dhe meritat që u takojnë.

Fjalë të zgjedhura i takojnë edhe botimeve të njohura “Jozef”, të drejtuar nga personaliteti dhe kuadri i njohur në Durrës Aurel Kaçulini, për cilësinë dhe prezantimin me kulturë të librit “Me Artistët e Qytetit”.


(Instrumentisti virtuoz Dashnor Hoxha)

Ndodhur kështu, Gëzimi pa e thënë ai këtë, por në këtë rast vetëm unë, korr suksesin e merituar të një libri, që i bën nder Durrësit dhe durrsakëve.

Urime i katërti nga vëllezërit e njohur Kabashi, duke mbetur origjinali i palëkundur Gëzim Kabashi, që na gëzove të gjithëve në këtë ditë!

Kujtoj që është 22 nëntori, i vitit 2023.

Durrës: 22 nëntor 2023

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.