Dibra e Madhe i bashkohet Tiranës për Paradën e 28 Nëntorit

Veliaj publikon videomesazhin e homologut Hekuran Duka: Prezantohen vlerat tona kulturore


Paradës së shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë do t’i bashkohen në një numër të madh edhe qytetarët nga Dibra në Maqedoninë e Veriut.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar videon e kryetarit të Komunës së Dibrës, Hekuran Duka i cili bën thirrje për pjesëmarrje masive në këtë manifestim kombëtar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku do të prezantohen vlerat kulturore të gjithë trevave shqiptare.


“Të nderuar bashkëqytetarë, të nderuar dibranë kudo që jeni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shtetet e Europës. Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon këtë vit ka vendosur që të festojë 28 nëntorin, këtë festë kombëtare, ditë e flamurit në një mënyrë ndryshe.

Grupet e ndryshme artistike nga të gjithë qytetet shqipfolëse shkojnë të festojnë si asnjëherë më parë në paradën dedikuar historisë dhe kulturës tonë të përbashkët. Thirrja është për të gjithë qytetarët e komunës së Dibrës, kudo që jetojnë t’i bashkohemi këtij manifestimi kombëtar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ku do të prezantohen vlerat kulturore edhe të qytetit tonë. Shihemi pra në Tiranë, më 28 nëntor. Mos mungoni”, thekson kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka.

?? Faleminderit miku im, HEKURAN DUKA! ??

Tirana i mirëpret të gjithë qytetarët e Dibrës së Madhe të festojmë së bashku 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ? në #ParadaKuqeZi më 28 Nëntor, ora 11:00 ??, ku do jemi 1 zemër kuq e zi.❤️?

Posted by Erion Veliaj on Wednesday, November 22, 2023

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.