Komisioni Europian: Shqipëria përfundon me sukses fazën e parë të negociatave!
Shqipëria përfundon procesin “screening”, me një vlerësim pozitiv për përgatitjen e vendit nga Komisioni Europian.
Shqipëria përfundon procesin “screening”, me një vlerësim pozitiv për përgatitjen e vendit nga Komisioni Europian.
Kështu njoftoi në rrjetin social X, Marc Jorna, Kryetar i Task Forcës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për procesin analitik ‘screening’.
“Përfundoi screening me Shqipërinë. 94 ditë takime, mbi 1000 zyrtarë të Komisionit të përfshirë. Vlerësim pozitiv i përgatitjes së vendit, i vizionit të qartë për rrugën drejt anëtarësimit. Urime për këtë hap të parë në negociatat tuaja të pranimit”, shkruan Jorna.
Mbi lajmin e mirë reagoi edhe ambasadorja shqiptare në BE, Suela Janina. “Përfundoi me sukses faza e parë negociatave të anëtarësimit. 14 muaj punë të përkushtuar. 70 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis. 777 prezantime nga mbi 1000 ekspertë shqiptarë”, shkroi Janina.