Peleshi: Grupi “Unyo” nga Shqipëria fiton çmimin e parë në “EU Code Week Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes: Unyo zgjodhi të adresojë një sfidë sociale
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, njofton se “grupi “Unyo” nga Shqipëria ka fituar çmimin e parë në “EU Code Week Hackathon”, organizar nga Komisioni Europian”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Peleshi thekson se “Unyo zgjodhi të adresojë një sfidë sociale, ku përmes inovacionit dhe teknologjisë, krijuan një sistem edukimi të përshtatshëm për nevojat e fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara”.
“Me hapjen e Qendrës së Inovacionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Ministria jonë është e vendosur për të mbështetur talentet në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një mjedisi të përkrahjes dhe zhvillimit të talentit teknologjik në vend.një mjedisi të përkrahjes dhe zhvillimit të talentit teknologjik në vend”, përfundoi Peleshi.
Grupi “Unyo” nga Shqipëria fiton çmimin e parë në #EUCodeWeekHackathon, organizar nga Komisioni Europian. ??????
#Unyo…
Posted by Niko Peleshi on Saturday, November 25, 2023