Dhimitër Pecani, “Francezi” ynë me kostumin e përjetshëm të shqiptarit

Pas 35 vitesh takohemi me Dhimitër Pecanin, regjisorin e famshëm, mik i mrekulleshëm i kulturës dhe i artit


Nga BUJAR QESJA, Mjeshtër i Madh

Më në fund e kam një pikë, ku mund të takohem me miq dhe shokë të tanishëm, por edhe të viteve të shkuara. Kjo mosha e jonë tani, kullon shumë sentiment dhe të djeg dëshira për t’u shtruar vënçe me disa të njohur, që vitet nuk na e kanë mundësuar takimin.

E ky mall që të shuhet, kërkon ujin e kujtesës, që të përkëdhel fizikun dhe e kthen trurin në freskinë e dëshiruar. Duhet ta provosh këtë ndjesi, sepse me jetën tonë ne nuk mund të luajmë role dhe nuk mund të jemi artificialë. Pse nuk jemi kështu, ndjejmë dhe prekim telat e hershme të miqësisë, që kanë një tingëllim tronditës, por edhe të ëmbël, duke humbur thellë në bukurinë e një jetë të lënë pas.

Kur u takova me Fatos Matin, dibranin me mustakë, piktura më e bukur e pamjes së tij, e pyetja për Dhimitër Pecanin, aktorin dhe regjisorin e njohur, kuadrin dhe intelektualin e spikatur të artit. Fatosi ka rrëmbyer zemrën, e vajzës së tretë të miqve të afërt të prindërve të mi Stilo dhe Gjena Pali. Bukuroshja durrsake, e lidhi jetën me këtë dibran të pashëm e urtësi të lindur dhe sot tërheqin vëmëndjen, për familjen e shëndoshë që kanë krijuar.

Por e njohura që në fëmijëri, tjetër vajzë e bukur e prindërve Stilo dhe Gjena Pali-Violeta e shkollës së muzikës “Dalip Tabaku”, është bashkëshortja e Dhimitër Pecanit. Kështu ky korçar i lindur në Korçë me 3 shkurt 1945, na e rrëmben edhe këtë çupë të hijshme tonën.



Nga e majta, Dhimitër Pecani (regjisor në Teatrin Popullor), Bujar Qesja (drejtor i Pallatit “Rinia”), Violeta Rama (Sekretare e Këshillit të Bashkimeve Profesionale të Rrethit Durrës), Vasil Vreto (Instruktor për kulturën në Këshillin Qendror të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë). Dalë në ish kampin e Pionierëve “Qemal Stafa” në Durrës. Vjeshtë e vitit 1988.


Me Dhimitrin, këtë Pecan të famshëm të teatrit dhe kinematografisë, u njohëm në vitin 1988 në Fushë Arrëz. Ai ishte caktuar kryetar i jurisë, për të vlerësuar çfaqjen më të realizuar ndër varjetetë e trupave artistike, të institucioneve që vareshin nga Këshilli Qendror i Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë.

Sektorin e kulturës në këto Bashkime Profesionale, e drejtonte një burrë i rrallë, një zotni pa makiazh, që kurrë nuk do t’ia harroj emrin dhe do ta përmënd me sa mundem. Është Vasil Vreto. Vonë jam informuar se nuk jeton. Edhe zonja e tij, e mirnjohura, shkrimtarja për fëmijë Shpresa Vreto nuk frymon. E ky çift, është ulur përjetësisht në zemrën time. Kujtime që të mundin për momentin dhe të dorëzojnë shpirtërisht.

Trupa artistike e Pallatit “Rinia”, me këngëtarë dhe aktorë të humorit nga më të njohurit, bëri një performancë hipnotizuese. Aso kohe e drejtoja këtë institucion. Konkurentia e jonë, ishte trupa e pallatit të kulturës “Vasil Shanto” e Shkodrës, e drejtuar nga miku i hershëm Bashkim Alibali. Edhe kjo trupë, me këngëtarë dhe humoristë të spikatur.

Shkodranët ishin të bindur për vendin e parë. Kishin me vete edhe shumë simpatizantë. Afërsia e Shkodrës me Fushë Arrëzin, ia kishin mundësuar këtë. Por ky Pecan, me cilësinë e Kryetarit të Jurisë, vendosi me shumë kujdes peshoren e meritës. Dhe trupa artistike e pallatit “Rinia”, kthehet në Durrës me kupën e Festivalit. Fitore e ndjeshme e artit amator durrsak.

Ishte kjo kohë, kur shtrimë respektin tonë të painteres, me këtë të njohur të kulturës dhe artit shqiptar. Emri: Dhimitër Pecani. Jeta rrodhi e tillë, që me këtë Pecani të regjisurës nuk u takuam më, plot 35 vite. Dhe kur Fatos Mati më tha, që Dhimitri ndodhet në Durrës, iu luta të ma sjellë në konakun tim, si dy njerëz që e kemi provokuar miqësinë tonë, por të pazhvilluar e të mbyllur në kutinë e respektit plot 35 vite.



Nga e djathta: piktori dhe skenografi Fatos Mati, regjisori Dhimitër Pecani (jeton në Ruen-Bretanjë), gazetari Bujar Qesja.


Nuk e njoha. As ai mua. Kishte ndryshuar Dhimitër Pecani. Kafeja dhe lëngu magjik, që dolën nga shishja ime e miqësisë së vjetër, na e hoqën pluhurin e harresës dhe na kthyen në ritmin e kohës së tanishme, ndonëse flokëve tanë koha i kishte dhënë bardhësinë e dëborës. Karierë e pasur e Dhimitër Pecanit. Mbaroi studimet e larta për aktorë në vitin 1966 dhe hapi me shumë sukses, portën e rëndë të regjisurës.

Luajti shumë role në teatër, 8 në kinematografi dhe vuri në skenë 20 pjesë. Ku ishin kërkesat e kohës, atje caktohej Dhimitër Pecani. Aktor, regjisor në teatër, regjisor i spektakleve dhe drejtor i programacionit në Televizonin Publik Shqiptar, shef katedre në akademinë e arteve, drejtor i komanduar i Teatrit Popullor etj. etj. Shumë aktiv, duke u kthyer në figurë potenciale e artit dhe kulturës.

Kur specializohet në Francë në kulmin e pjekurisë regjisoriale, viti 1989-1990 vjen në një Shqipëri, ku vullkani i ndryshimit ishte në vlim. Francezet e lutën regjisorin shqiptar, të qendronte në teatrin e themeluar nga i famshmi Zherar Filip, por toka e tij e thërriste pranë. Fillimet në Shqipëri erdhën të mbara, por në disa raste pa rregulla, të amullta, të mjegullta, hera herës edhe me ngacmime revanshi.

Dhimitri ynë, i miri dhe i afti i regjisurës, pasi vuri në skenë “Dhelpra dhe Rrushtë” si dhe komedinë e Shekspirit “Dy zotërinjtë nga Verona”, duke i bëri një përshtatje dhe aktualizim befasues dhe mjeshtëror, largohet me brengë nga Shqipëria dhe vendoset në Francë. Rrethanat që iu krijuan, e bënë që të vendosë jashtë dëshirave të tij.



Dhimitër Pecani (djathtas) dhe Bujar Qesja.


Rikthehet në Tiranë dhe vë në skenë në vitin 2003, komedinë e Spiro Çomorës “Karnavalet e Korçës”, me një konceptim regjisorial, pa e tepruar mahnitës. Franca, qyteti Ruen, Kryeqendra e Normandisë, bëhet shtëpia përfundimtare e Dhimitrit tonë. Shkon e vjen si shumë shqiptarë të tjerë, i djegur nga malli për vendin dhe sidomos për miqtë dhe të afërmit. Sigurisht njëri prej tyre, mbetem edhe unë.

Befasuese ka qenë, ardhja krejt rastësore e një tjetër miku tonin, e një tjetër regjisori tonin, Enver Plaku. Bëri përshëndetjen e rastit dhe po largohej. Për pak, sapo më ikte një rast shumë i veçantë. E pyeta Pecanin e tavolinës së ngrohtë e joshëse të konakut tim, se a njihesh me Enver Plakun. Po, më tha.

Atëhere u detyrova dhe i kërkova Enverit të ofrohej dhe të shikonte me vëmëndje, se a e njihte njeriun që çfaqej para tij. Plaku përqendrohet dhe si i zënë në faj, pëshpërit:

-Jo,jo! Nuk e mbaj mend.

Kur u prezantuan, lot gëzimi në fytyrat e tyre. Kishin pa u parë disa dhjetëvjeçarë. Çfarë skene natyrale u krijua! Sa origjinale, i përjeton mosha jonë këto dukuri nga realiteti ynë disi i trembur! Kisha Dhimitër Pecanin. Kisha edhe Enver Plakun. Por kisha edhe Fatos Matin. Një grup artistësh të njohur, me rrënjë e me degë. Sa fat! Kisha edhe Kostandinën time, e cila veçse dëgjonte, shikonte dhe përjetonte momente që i krijojnë miqtë e sinqertë, të painteres, të veshur me moral dhe ndjenjë të pastër njerëzore.



Nga e djathta, Fatos Mati, Dhimitër Pecani, Enver Plaku, Kostandina Ngresi dhe Bujar Qesja.


E përcollëm Enver Plakun. E qendruam përsëri me Dhimitrin. Kështu dy paradite, e kafeja e miqësisë dhe e bukurisë shpirtërore nuk mbaronte. E lamë për në mars të takohemi sërish. Erdhi. Pranverë e bukur pritet. Së bashku me gjelbërimin, presim edhe gjelbërimin e kësaj natyrës tonë të mrekullueshme, që shtrihet joshëse dhe tërheqëse, në atë që quhet shpirtërat dhe zemrat tona.

Nuk ka kopësht më të bukur, ku mund të dëfrejë e të gëzohet pa fund ky sentimenti ynë, ky malli ynë, kjo pastërti e kristaltë njerëzore. Dhimitër Pecani! Emër i njohur, i një profesionisti të dorës së parë, por edhe i një njeriu po të tillë. Ti jeton në Ruan Dhimitër, por melodinë e bukurisë shpirtërore si në tokën tënde, e si në miqtë e tuaj, nuk e gjen kërkund. Këtë tregoi edhe ky takim i yni, që sigurisht nuk do të jetë i fundit.


Dy emra të njohur të regjisurës, bashkstudentë, takohen në konakun e një miku të tyre, gazetarit Bujar Qesja. Ata janë Dhimitër Pecani (djathtas) dhe Enver Plaku.


Dhimitër Pecani! Fatos Mati! Dy dhëndurë të mrekullueshëm, që kanë marrë gocat tona më të bukura Violetën dhe Tinkën. Janë vajzat e Stilian dhe Gjena Palit, të të tjerëve miqve tanë, e të prindërve tanë. Dhe miqësia thellohet, e trashëgohet. Sa bukur kështu!

Mirardhsh Dhimitër! Mirardhsh, Pecani ynë i mrekulleshëm i kulturës dhe i artit! Mirardhsh mik! Mirardhsh!

Durrës: 25 nëntor 2023

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…