Përfundon “screening”, Hasani: Shqipëria tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit

Ky proces zgjati për 14 muaj me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian


Shqipëria shënon një tjetër hap shumë të rëndësishëm në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani bëri të ditur se procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening” përfundoi me sukses këtë javë në Bruksel.

Sipas tij, ky proces zgjati për 14 muaj me 777 prezantime, me përfshirjen e mbi 1500 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian. Që prej vitit 2022, u mbajtën 300 takime shpjeguese dhe dypalëshe për shqyrtimin e acquis.

“Ky proces e sjell Shqipërinë më afër me Bashkimin Evropian dhe e bën atë më të përgatitur për fazat e mëtejshme të integrimit”, tha ai.

Hapi i radhës, theksoi Hasani, është hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore.

“Një nxitje për angazhim intensiv, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, deklaroi ai.

✅ Edhe një arritje më shumë e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE:

Procesi i shqyrtimit të përputhshmërisë, i njohur si “screening” përfundoi me sukses.

Ky proces i cili zgjati për 14 muaj, me përfshirjen e mbi 1000 ekspertëve shqiptarë dhe 1000 ekspertëve të Komisionit Evropian, na sjell më afër me Bashkimin Evropian dhe na bën më të përgatitur për fazat e mëtejshme të integrimit.

Hapi i rradhës është hapja e grupkapitullit të parë për çështjet themelore. Një nxitje për angazhim intensiv, me qëllim përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë pranë BE.????

#ShqipërianëBE

***

??| One more achievement of #Albania in the #EU integration process:

The analytic examination of the Acquis, known as "screening", was completed successfully.

This process, which lasted for 14 months, with the involvement of over 1000 Albanian experts and 1000 experts from the European Commission, brings us closer to the European Union and makes us better prepared for the further stages of integration.

The next step is to open the first Cluster on fundamental issues. An incentive for intensive engagement, with the aim of accelerating Albania's EU membership process. ????

#AlbaniainEU

Posted by Igli Hasani on Sunday, November 26, 2023

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…