Hasani takime me homologë: Si aleatë të NATO-s, të përkushtuar për sigurinë rajonale dhe evropiane
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një sërë takimesh me homologë të tij
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një sërë takimesh me homologë të tij në kuadër të takimit të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.
Në një postim në rrjetet sociale, Hasani bën me dije se u takua me ministrat e Jashtëm, Hadja Lahbib, Hakan Fidan, Lars Løkke Rasmussen, Margus Tsahkna dhe Jan Lipavsky.
Hasani thekson se “diskutuam mënyrat për të forcuar lidhjet tona dypalëshe dhe ato shumëpalëshe, duke u fokusuar në veprime konkrete për avancimin e perspektivës Euro-Atlantike të Ballkanit Perëndimor”.
“Si aleatë dhe partnerë të NATO-s, ne mbetemi të përkushtuar për të punuar ngushtë së bashku në forumet ndërkombëtare duke kontribuar për paqe, sigurinë rajonale dhe evropiane”, deklaron kryediplomati shqiptar. (ATSH)
Në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Bruksel, pata disa diskutime të frytshme dypalëshe me…
Posted by Igli Hasani on Wednesday, November 29, 2023