Begaj: Gëzuar Festën e Çlirimit Shqipëri!
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të nderimit të dëshmorëve për çlirimin e Shqipërisë.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë zyrtare të nderimit të dëshmorëve për çlirimin e Shqipërisë.
Kreu i Shtetit vendosi kurorë me lule pranë monumentit “Nëna Shqipëri” në varrezat e Dëshmorëve të Kombit dhe, krahas homazheve, iu përcolli shqiptarëve një mesazh për 29-Nëntorin.
“Gëzuar Festën e Çlirimit Shqipëri! Nderim përjetë atyrë që me guximin, trimërinë dhe sakrificën sublime na dhuruan lirinë!”.