Denaj në Vjenë: Shqipëria po punon intensivisht për përfshirjen në tregjet europiane me produkte cilësore

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në panelin e konferencës ndërkombëtare të organizuar nga UNIDO


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj mori pjesë në panelin e konferencës ndërkombëtare të organizuar nga UNIDO, në Vjenë mbi “Industrializimin në vendet me të ardhura të mesme: Një forcë lëvizëse për zhvillim të qëndrueshëm”.

Në fjalën e saj, Denaj u ndal në reformat e bëra nga qeveria shqiptare për kalimin në një ekonomi të drejtuar nga teknologjia, me synim rritjen e vlerës së punës dhe produkteve, zinxhirin e vlerës dhe aksesin në tregje.

“Shqipëria po punon intensivisht në zhvillimin e infrastrukturës, bashkëpunimin rajonal dhe reformat integruese për përfshirje në tregjet elitare të BE-së me produkte cilësore duke synuar rritjen e mëtejshme të eksporteve të produkteve shqiptare”, u shpreh ajo.

Denaj vuri në dukje se ekspertiza e UNIDO do të mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme në përshpejtimin e procesit të bashkimit të fermerëve dhe krijimit të zinxhirit të vlerës, rritjen e cilësisë dhe standardeve të produkteve, në veçanti në lidhje me frutat, perimet dhe bimët mjekësore, duke synuar shkallë më të lartë në industrializim si një motor i zhvillimit të qëndrueshëm.

Takimi ministror i “Grupit me mendje të njëjtë për vendet me të ardhura të mesme” u mbajt në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Aktualisht i përbërë nga 108 vende, MIC-të janë një grup i larmishëm që përbën 30 përqind të prodhimit të brendshëm bruto global (PBB) dhe 75% të popullsisë së botës.

(Marrë nga ATSH)

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.