Margariti në konferencën e UNESCO-s, “Trashëgimia kulturore në shek. XXI”

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti iu bashkua nismës së UNESCO-s dhe qeverisë italiane, “Call for Action”.


Ministrja e Kulturës, Elva Margariti iu bashkua nismës së UNESCO-s dhe qeverisë italiane, “Call for Action”, gjatë konferencës “Trashëgimia kulturore në shek. XXI”, mbajtur në Napoli.

Kjo nismë pritet të rrisë përgjegjësinë përballë sfidave me të cilat po na përball ky shekull, që nga ndryshimet klimatike e deri te kërkesat e reja të një turizmi kulturor gjithnjë në rritje.

“Call for Action” është një thirrje për të respektuar konventat ndërkombëtare për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, materiale dhe jomateriale, por mbi të gjitha për t’ia vënë ato në shërbim njeriut, brezave të ardhshëm, që duhet ta gëzojnë dhe përcjellin.

Ministrja Margariti u shpreh se organizimi ishte mbresëlënës, në qytetin-pasuri botërore të Napolit nga zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani, homologu Gennaro Sangiuliano, me prezencën e drejtuesve të UNESCO-s, drejtores së përgjithshme Audrey Azoulay, nëndrejtorit të përgjithshëm për Kulturën Ernesto Ottone, politikëbërës e specialistë të trashëgimisë nga e gjithë bota.

(Marrë nga ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!