Denaj me drejtorin e UNIDO-s, diskutojnë për strategjinë e zhvillimit industrial të Shqipërisë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u takua me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNIDO), Gerd Muller.


Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj u takua me drejtorin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin Industrial (UNIDO), Gerd Muller.

Takimi u mbajt në kuadër të punimeve të konferencës ndërkombëtare të organizuar nga UNIDO në Vjenë, mbi industrializimin në vendet me të ardhura të mesme.

“Diskutuam së bashku për ekspertizën që mund të ofrojë UNIDO për strategjinë e zhvillimit industrial të Shqipërisë, veçanërisht për sektorët prioritarë si agrobiznesi dhe mbështetja e rrugës drejt integrimit në BE”, u shpreh Denaj.

Takimi ministror i “Grupit me mendje të njëjtë për vendet me të ardhura të mesme” u mbajt në kuadër të sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Aktualisht i përbërë nga 108 vende, MIC-të janë një grup i larmishëm që përbën 30 % të prodhimit të brendshëm bruto global (PBB) dhe 75 % të popullsisë së botës.

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.